Një tjetër gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese i ka mbaruar mandati. 

Pas Vladimir Kristos dhe Sokol Berberit, është Vitore Tusha e cila pritet të largohet nga kjo trupë sapo të jetë zgjedhur zëvendësi i saj.

Përfundimi i mandatit të Tushës është konfirmuar në një seancë të mbajtur në Gjykatën Kushtetuese.

Muaj më parë, me përfundimin e mandatit, gjyqtari Sokol Berberi dha dorëheqjen, ndërsa Vladimir Kristo vijon të qëndrojë në detyrë.

Aktualisht, vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren nga trupa e përbërë prej 8 gjyqtarësh, ndërsa ende nuk është zgjedhur zëvendësi i Sokol Berberit.