Sot ka pranuar që të marrë mandatin edhe një tjetër kandidate nga listat e partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Fatjona Dhimitrin, e cila do të zëvendësojë në Kuvend Tritan Shehun në qarkun e Gjirokastrës. Fatjona Dhimitri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, ndërkohë që ka punuar si avokate dhe si juriste.
Deri tani në Kuvend numri i deputetëve ka arritur në 102, ndërsa 2 presin që të betohen dhe me gjithë Fatjona Dhimitrin që pranoi mandatin sot shkon në 105. Nga opozita shkon në 26 numri i deputetëve, 13 PD dhe 13 LSI.
Komento
Komente

