Është shtyrë edhe sot seanca gjyqësore në ngarkim të deputetit Armando Prenga.
 
Me datë 10 tetor një tjetër seancë ndaj Prengës është shtyrë për shkak të mungesës së avokatit dhe vetë të akuzuarit.
 
Akuzat që rëndojnë mbi deputetin Armando Prenga, janë: “Plagosje të rëndë, me dashje”, “armëmbajtje pa leje”, dhe “Kanosje serioze për vrasje”. 

Ngjarja ka ndodhur me 4 shtator të vitit 2015 dhe lidhet konfliktin me familjen Cali, për të drejtën e shfrytëzimit të Lagunës së Patokut. Për pronën në Lagunë, Gjykata i ka dhënë të drejtë familjes Cali.


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com