Shumica e vizitorëve në Europë i përqendrojnë udhëtimet e tyre në Francë, Spanjë dhe Itali, por në kontinent ka plot 44 shtete të njohura nga OKB-ja për t’u eksploruar.
Kështu nis një artikull i CNN për udhëtimet ku një hapësirë është rezervuar edhe për Maqedoninë e Veriut.
Duke e veçuar si një nga vendet turistike që meriton më shumë vëmendje, shkrimi rendit disa prej karakteristikave më të mira si peizazhet e larmishme, kulinaria dhe klima.
Për shembull, Maqedonia e Veriut, një destinacion malor mbresëlënës në veri të Greqisë, meriton më shumë vëmendje turistike. Ajo ofron peizazhe me shpate të gjelbra dhe maja të mbuluara me borë, si dhe një kuzhinë të larmishme, ku pjatat ndryshojnë nga një luginë në tjetrën. Ka gjithashtu një klimë me shumë diell, që ndihmon në prodhimin e perimeve të shijshme dhe verërave të pasura në shije, nga vreshtat, vijon artikulli.
Më tej, përmend edhe Shqipërinë, si një prej vendeve më pak të njohura që amerikanët po shfaqin interes, krah disa të tjerave.
Ekspertët e emigracionit raportojnë një interes në rritje nga klientët amerikanë për t’u zhvendosur në destinacione europiane më pak të njohura si Rumania, Bullgaria, Sllovakia, Polonia, Shqipëria dhe Estonia.
Ndërsa vende tradicionalisht të preferuara si Italia dhe Portugalia po shtrëngojnë rregullat e emigracionit, shumë vende të tjera vazhdojnë të ofrojnë mundësi tërheqëse për zhvendosje.
Komente









