Një vit, i shkurtër në dukje

Një vit, i shkurtër në dukje

Gjyakata Kushtetuese

U mbush një vit nga data, kur fill pas betimit si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, u vendos njëgur i ri kilometrik në rrugënqë kisha nisur prej 40 vjetësh si funksionar në sektorin publik. Madje rasti e solli që emërimi im të merrte një rëndësi të veçantë, pasi falë tij umbylldetyrimi kushtori shtetit Shqiptar kundrejt faktorit ndëkombëtar – kthimi i Gjykatës Kushtetuese në funksion real-për tëhapurnjë kapitulli i ri, atë tëçeljes së rrugës së negociatavedrejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ndonëse përvoja e gjatëe punës, sidomos ajo e fituar në ushtrimin eprofesionit të avokatit, më kish vënë në kontakt të natyrshëm me problematika të së drejtës kushtetuese, përfshirja ditë e natë në këtë tëfushë mëbëri të njoh më mirë këtë dimension të ri. Një vitqë do të tregohej më i drejtë me çështjetqë ”flinin” brenda dosjevetë mbartura, tëstivuara pirgpër shkak të pamundësisë ligjore të Gjykatës Kushtetuese për ti gjykuar e marrë vendime për to për afro3 vjet, pra deri në datën 24 dhjetor të vitit të kaluar. Kushdodo të ndihej krenar po ti jepej shansi të bëhej pjesë e protagonizmit profesional. Mbresat e këtij protagonizmi,i ngjashëm me filmat optimistë “Ata ishin 7”, do të më shoqërojnë me siguri përgjatë viteve të ardhshme të jetës.

Ndjej detyrimin që sot të shpreh mirënjohjen për ata që kanë besuar tek unë kurhodha mbi supepetkun hijerëndëtë Gjyqtarit Kushtetues, po aq sa pesha e stilografit me të cilin vura nënshkrimin mbi shumë vendime, se dodëgjoja zërin e arsyes e të bindjestime, pavarësisht peshës që kanë në dukjeçështjet, po tënisesh nga parametra të caktuar.Në qindra vendime të marra gjatë një viti – shifër e lartë, krejt unikale,për një Gjykatë Kushtetuese, në gjykimin tim – nuk kam lënë pas ndonjë brengë që zakonisht mund të shkaktohet ngadroja se mosdikujt i është mohuar drejtësia. Si pjesë e një trupe të paplotë numerikisht, por të kompletuar në dije e profesionalizëm, më vjen mirë që pata fatin të bashkoja gjithçka mundësonte përvoja ime jetësore e profesionale me atë të 6 kolegëve të tjerë.

Këto rreshta i shkruajpashmangësisht në vetën e parë,  për të bërë të ditur publikishtse për shkaqe jashtë kontrollit tim, misioni im nuk mund të vazhdojë më tej. Si zëvendësues i njërit prej gjyqtarëve qëu largua para mbarimit tëafatit të mandatit, unë, poredhe një kolegtjetër,nuk gëzojmë mandat të plotë, ndryshe nga sa ndodh në vendet e tjera në rastet e vakancave të parakohshme, përfshirë Kosovën. Me fjalë të tjera, duhet të qendrojnë detyrë deri në datën qëmbaron afati i mandatit të gjyqtarit të larguar. Edheushtrimi ifunksionit përperiudhën kohore gjatë së cilës mandati mbeti “pa zot”, për disa vite, konsiderohet  parealizueshme.Sigurisht ata që janë më në brendësi të çfarë ka ndodhurnë sistemin tonë të drejtësisë prej reformësqë ju hap rruga nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 e kuptojnë mirë se, në kushtet në të cilat ndodhet sistemi, do të ishte e udhës që rregulli i kufizimit të mandatit të ndryshohej, siç edhe rekomandoi me forcë Komisioni i Venecias në opinionin e vet të datës 19 gusht 2020 (pika 107 e opinionit), por kjo kërkon vullnet nga ligjvënësi, dhe qendrim simetrik me atë të treguarnë rastet e ndryshimeve kushtetuese ndër vite, e që edhe aktualisht shihet qartënë rastin e ndryshimeve që lidhen me kohëzgjatjen e mandatittë agjencive të cilave u ka mbaruar ai, ndryshime që janëvendosur në rendin e ditës.

Problemi i mandateve plotësuesështë jo thjesht personal, pasi ngaformula në fjalë preken e do të preken të gjithë ata që marrin përsipër të ndryshojnë statusin e tyre,që nuk përjashtohetmund të përkojë edhe me ambicjet e tyre personale profesionale,duke plotësuarvendet e zbrazëtapër ti dhënë funksionalitet institucionitqë jep drejtësi kushtetuese,prandaj edhe ka marrë vëmendje tëposaçme nga Komisionit i Venecias.

Me anë të këtyre rreshtave dëshiroja të konfirmoj se jam në kohën e duhur për ti shërbyervendit tim në funksione të vështira, siç kam dëshmuarndër vite, përfshirë periudhën e ushtrimit të veprimtarisë si avokat, duke qenë jo vetëm tatimpagues shembullor, por edhekëshilltarnë dhjetra projekte historike, siç janë ato të privatizimit të aeroportit ndërkombëtar,bankave, ndërtimin e rrugës së Kombit. Si profesionist dhe edukator injë numri të konsiderueshëm profesionistësh që nderojnë Shqipërinë në rajon e më gjerë, duke u renditur në krye të listave të agjencive të specializuara për vlerësime, ndjej veç kënaqësi dhe mund ti kthehem pa hezitim asajsipërmarrjejeshumëdimensionale.

Mbetem besimplotë se kolegët e mi të Gjykatës Kushtetuese, me të cilët na bashkoisprova e një viti tëstërngarkuar, mirëkuptimie vendosmëriapër të bërë punë të paqmee gjurmëlënëse për ata që vijnë pas, do të ruajnë të njëjtin ritëm, si ai që përjetova përditë në sallën e gjykimevee të vendimmarrjes! Mund ta them pa nguruar se Gjykata Kushtetuese meriton të vlerësohet si institucioni model i vitit 2021, për përkushtimin e treguar në sipërmarrjen e vështirë të rikthimit të besimit të munguar tek një sistem që ugjunjëzua në një shkallë të konsiderueshmepara presionit të pjesës së pashëndetshme të shoqërisë!

*Anëtar i Gjykatës Kushtetuese

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja