Më 26 qershor të vitit 2025, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Dezinfomimin, mbylli mandatin 1 vjeçar. Në finale, komisioni i drejtuar nga socialisti Erjon Braçe, të cilin opozita e bojkotoi, prodhoi një Strategji Kombëtare kundër Ndërhyrjeve të Huaja dhe Dezinformimit.
Megjithatë, detyrat për të pasur një mjedis më të sigurt të informacionit pa interferenca të huaja me qëllim dezinformimin, ende nuk janë plotësuar. Kjo për shkak edhe të momentit ku vendi ndodhet, në rrugën drejt familjes të përbashkët europiane. Ky proces ka imponuar rihapjen e kësaj çështje.
Tashmë nuk do të jetë më një komision i posaçëm që rrjedhimisht do të përkthehej në bashkë drejtim opozitë-mazhorancë, por një nënkomision parlamentar.
Nënkomisioni për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja, u konstituua këtë të hënë.
Ky nënkomision drejtohet nga socialistja Iris Luarasi dhe ka në përbërje 5 deputetë.
Veç dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja nënkomisioni do të ketë një sërë objektivash të tjera.
Nënkomisioni nën varësinë e komisionit të medias, që drejtohet nga deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Komente











Edhe bufi magjepset nga kotesia e kesaj idiotesie.
Përgjigju