Një vit pas mbarimit të mandatit të komisionit të posaçëm parlamentar kundër dezinforimimit të drejtuar nga socialisti Erion braçe, në parlament është konstituuar të hënën Nënkomisioni për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja.

Ky organizëm është nën varësinë e komisionit të medias, ndërsa drejtohet nga socialistja Iris Luarasi dhe ka në përbërje 5 deputetë.

Veç dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja nënkomisioni do të ketë një sërë objektivash të tjera.