'Njëmijë bravo', titujt e gazetave radikale në Iran lavëdrojnë sulmuesin e shkrimtarit Salman Rushdie

'Njëmijë bravo', titujt e gazetave radikale në Iran lavëdrojnë sulmuesin e shkrimtarit Salman Rushdie

Salman Rushdie

Disa gazeta iraniane shprehën lëvdata për personin që sulmoi autorin Salman Rushdie, për shkak të librit “Vargje satanike”. Rushdie ka marrë kërcënime që prej vitit 1989 për librin që shkroi.

Nuk ka pasur ende një reagim zyrtar në Iran për sulmin ndaj Rushdie, i cili u godit me thikë në qafë të premten, ndërsa po jepte një leksion në Nju Jork. Megjithatë, gazeta e linjës radikale Kayhan, kryeredaktori i të cilës emërohet nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, shkroi:

“Një mijë bravo… për njeriun e guximshëm dhe të përgjegjshëm që sulmoi të ligun Salman Rushdie në Nju Jork. Dora e njeriut që grisi qafën e armikut të Zotit duhet puthur”.

Udhëheqësi i revolucionit islamik të Iranit në vitin 1979, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret fetar në vitin 1989 që u bënte thirrje myslimanëve në mbarë botën të vrisnin autorin me origjinë indiane pasi libri i tij u konsiderua si blasfemi, duke e detyruar Salman-in që të qëndronte prej vitesh i fshehur.  

Titulli i një gazete tjetër të linjës radikate, Vatan Emrooz, ishte: "Thikë në qafën e Salman Rushdie".

E përditshmja Khorasan mbante titullin: “Satani në rrugën për në ferr”.

Policia e Nju Jorkut e identifikoi të dyshuarin si Hadi Matar, një 24-vjeçar nga Fairview, Nju Xhersi, i cili kishte blerë një biletë për të ndjekur leksionin e autorit në Institutin Chautauqua. Ende nuk është bërë publik motivi për sulmin.

Shkrimtari me origjinë indiane, Salman Rushdie është kërcënuar me vdekje për shkak të punës së tij gjatë një karriere letrare prej pesë dekadash. Shumë nga librat e 75-vjeçarit kanë qenë të suksesshëm, me romanin e tij të dytë, ‘Midnight’s Children’, që fitoi çmimin Booker në 1981. Por ishte pikërisht romani i tij i katërt, ‘Vargjet Satanike’ (The Satanic Verses), i botuar në 1988, që u bë vepra e tij më e diskutueshme, duke sjellë trazira e me shumë mundësi edhe plagosjen rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:01
Personi që sulmoi shkrimtatin Salman Rushdie akuzohet për tentativë për vrasje

Hadi Matar, i dyshuari për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie gjatë një aktiviteti në shtetin e Nju Jorkut, po akuzohet për tentativë vrasjeje dhe po mbahet pa të drejtën për lirim me kusht, thanë të shtunën prokurorët e qarkut Chautauqua.

24 vjeçari Matar nga Fairview i shtetit Nju Xhersi, u arrestua të premten vonë, nën akuzat për tentativë vrasjeje, tha prokurori i qarkut, Jason Schmidt, në një deklaratë. Novelisti i lindur në Indi, i cili jetoi vite të tëra në fshehtësi pasi Irani u bëri thirrje myslimanëve ta vrisnin për romanin e tij "Vargjet Satanike", u godit të premten me thikë në qafë dhe kraharor.

Sipas agjentit të tij, 75-vjeçari po mbahet me oksigjen nga mjekët. Andrew Wylie tha se shkrimtari ka dëmtime në mëlçi, nerva të prera në krah dhe mund të humbasë njërin sy.

Prokurori Schmidt tha se agjencitë shtetërore dhe federale të zbatimit të ligjit, përfshirë ato të Nju Xhersit, po punonin për të identifikuar hollësitë e planifikimir dhe përgatitjes së sulmit dhe për të përcaktuar nëse duhen ngritur akuza shtesë. Policia tha të premten se nuk kishte përcaktuar ende motivin për sulmin ndaj 75 vjeçarit Rushdie, i cili ishte ftuar të mbante një fjalim para një auditori prej qindra vetësh mbi lirinë artistike, kur Matar hipi në skenë dhe e sulmoi atë.

Një analizë paraprake nga organet e rendit e veprimtarisë në mediat sociale të Matarit, tregon se ai është simpatizant i ekstremizmit shiit dhe Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, megjithëse nuk është përcaktuar ndonjë lidhje e konfirmuar me këto grupe, sipas televizionit NBC.

Matar ka lindur në Kaliforni dhe së fundmi ishte zhvendosur në Nju Xhersi, thuhej në njoftimin e NBC-së që gjithashtu bënte të ditur se ai kishte një patentë të rreme me vete. Ai u arrestua në vendngjarje pasi u bllokua nga të pranishmit. Garda Revolucionate e Iranit është një fraksion i fuqishëm që kontrollon një perandori biznesi, si dhe forca elitare të armatosura dhe të zbulimit që Uashingtoni i akuzon për kryerjen e një fushate ekstremiste globale.

Rushdie, i cili ka lindur në një familje myslimane indiane nga Kashmiri në Bombei – sot Mumbai – dhe më pas u vendos në Britani, u përball me kërcënime me vdekje kur botoi romanin e tij të katërt, “Vargjet Satanike”, për të cilin disa myslimanë thanë se përmbante pjesë blasfemuese.

Romani u ndalua në shumë vende me popullsi të madhe myslimane pas botimit të tij në vitin 1988. Në vitin 1989 ish-udhëheqësi i Iranit Ayatollah Ruhollah Khomeini lëshoi një dekret fetar, ku bëhej thirrje për vrasjen e zotit Rushdie.Hitoshi Igarashi, përkthyesi i romanit në gjuhën japoneze, u vra me thikë në vitin 1991.

Nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga qeveria e Iranit për sulmin ndaj shkrimtarit, por disa gazeta iraniane të linjës së ashpër shprehën lavdërime për sulmuesin e tij./VOA

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren