TIRANE - Lumi Vjosa, i gjatë 270 kilometra dhe quajtur ndryshe perla e egër e Europës, buron nga malet e Pindit. Së bashku me ambientalistin Lavdosh Feruni dhe juristin Kondi Ilia, një grup xhirimi i TV A1 Report dhe gazetës “Shqiptarja.com” udhëtojmë drejt Përmetit dhe më pas, drejt kanioneve magjike të Lengaricës. Ndër të cilat kalon një lumë i vogël, masakruar barbarisht 7 vitet e fundit, prej koncesionarëve të huaj austriakë të ndërtimit të 5 hidrocentraleve të vegjël. Në dhjetëvjeçarin e fundit janë dhënë qindra leje për ndërtime hidrocentralësh dhe kjo është një gjë e mirë, sipas ambientalistëit Feruni.
Por masakra e ecosistemit në zonat e prekura nga punimet, shton ai, po bën që mijra njerëz të reagojnë në mbrojtje të natyrës dhe të interesave të tyre jetike. Rrëfyesi i historisë së lumit Lengarica dhe 5 hidrocentraleve që po ndërtohen në zonën e Përmetit, është juristi Kondi Ilia, i cili, nëpërmjet rrjetit social facebook, ka denoncuar masakrën që po ndodh me bukuritë natyrore në luginat dhe kanionet që përshkon lumi Lengarica. Kur mbërrijmë në Petran, një fshat i vogël buzë ujrave të Lengaricës, është ende mesditë. Qëndrojmë mbi urën e Petranit, pikërisht aty ku bashkohen dy lumenjtë, Vjosa dhe Lengarica e dashur e Kondit, me të cilën ai ka ndarë vitet e fëmijërisë. I tkurret syri kur mendon, që ai lumë së shpejti nuk do të jetë më.
Gati gati përlotet dhe, pasi rrëfen bashkëjetesën e Lengaricës me banorët e Petranit qysh prej qindra shekujsh, kthehet dhe na tregon përgjatë vijës së shtratit të mpakur të lumit një mori tubosh gjigande mbi buzët e Lengaricës dhe një mori ekskavatorësh, që u ngjajnë kuçedrave. Barbaria ka vite që ka nisur dhe lart në mal, një tynel i frikshëm dhe një ecosistem i masakruar prej duarve të atyre që po ndërtojnë hisrocentralin e fundit mbi lumin Lengarica.
“E kanë shtërnguar lumin të hyjë në tubo të frikshëm dhe po e asfiksojnë; po i marin jetën. Lumit, por edhe ne banorëve të Petranit dhe gjithë zonës. Ky është një krim i rëndë, që pushtetarët e kanë kryer me të vetmin qëllim: abuzimin dhe korrupsionin, në interes të xhepave të tyre.
Përmeti dhe fshatrat kanë dritë, kanë energji elektrike dhe askush nuk është asnkuar për mungesë dritash. Dhe sot ka alternative të tjera për të fituar energjinë elektrike. Përse u dhanë lumenjtë me koncesion? Kujt i leverdis? Kush përfiton?...Ne, sigurisht që ua dijmë adresën nënshkruesve të kontratave dhe dita ditës po zbulojmë në ato kontrata shkelje të ligjit. Jo, ne nuk do të lejojmë, që Lengarica të bjerë pre e zullumqarëve dhe do kërkojmë nga qeveria Rama, që pas vendimit për pezullimin e punimeve deri në një verifikim të plotë të asaj çka po ndodh këtu, t’i anulojë të gjitha kontratat me koncesionarët austriakë, pavaresisht cilët qëndrojnë pas këtyre kontratave. Qofshin ata të bankave të huaja, apo qofshin pushtetarë, që prej vitesh e kanë marë damkën e kriminelëve me veprat e tyre totalisht në kundërshtim të hapur me interesat e komuniteteve dhe banorëve të mjaft zonave në Përmet dhe në gjithë Shqipërinë…”
Bënja
Bënja është një fshat i vjetër përmetar. Që i ngjan një guaske magjike mbi kodër. Edhe ajo e prekur drejtpërdrejt nga punimet për ndërtimin e hec-eve. Këtu, ambientalisti Lavdosh Feruni, rrëfyesi i reportazhit tonë Kondi dhe specialisti i muzeumeve Aristotel Ilia, që i bashkohet grupit tonë të xhirimit, vazhdojnë të tregojnë të shqetësuar.
“Bënja prej dhjetra shekujsh është quajtur edhe i vend i shenjtë. Jo vetëm për kishën e tij, një monument kulture që po e grabisin dhe po ja marin fytyrën njerëz të pandërgjegjshëm, por edhe për llixhat, ose për banjat termike, prej të cilave ka marrë edhe emrin: banja - bënja. Turistët vendas dhe të huaj, me dëmtimin e Lengaricës dhe të llixhave, nuk do të vijnë më, sepse fshatit po i humbet bukuria dita ditës.”
“Dëmtimi i ecosistemit dhe i Lengaricës shoqërohet edhe me dëmtimin e pariparueshëm të mjaft vlerave, që natyra i ka dhuruar këtij vendi të bekuar qysh prej krijimit të Botës. Rëndimi i ecosistemit, dëmtimi i tokës, i bimëve, i grunjërave, pemëve dhe drurëve frutorë, i gjallesave në lumë dhe i zogjve dhe shpendëve në mallet përreth Lengaricës, do të bëjë që Bënja dhe e gjithë zona të humbasin mjaft.” - shton Lavdoshi.
Llixhat dhe kanionet
Sa më shumë i afrohemi shtratit të lumit, aq më prekëse bëhet pamja. Aty, tek një urë e vjetër mesjetare dhe me harqe, ndalojmë. Ndanë urës, në të majtë, një vaskë natyrale llixhash. Buronjat gurgullojnë dhe ujët është i kthjellët, pasqyrë. Ne zhveshim këpucët dhe na duhet të kalojmë vaun e cekët të lumit, për të shkuar tek llixha. Ku dy gazetarë të huaj, shoqëruar nga biologia e talentuar Dorina Topoviti, pas një udhëtimi lart, në kanionet magjike, tash kanë ardhur të “kurohen” tek llixhat.
“Ah, ishim lart dhe dy gazetarët e huaj italianë janë befasuar me gjithçka. Dhe nuk e kuptojnë, si mundet të prishet kjo bukuri përrallore, me duart e tua. Tash, Lengaricës i janë pakësuar ujrat dhe, për shkak të shpërthimeve me dinamit në shkëmbenjtë ku do të ngriohen digat dhe do kalojnë tubot, ne pamë një masakër të vërtetë. Pëllumba të vrarë nga gurët pas shpërthimeve, foleza zogjsh të shkatërruara dhe, mbi gjithçka, lumi që rënkon mes kanioneve të papërsëritëshme, që janë një pasuri e jashtzakonshme jo vetëm për Përmetin, por për gjithë Shqipërinë.
Kanionet e Lengaricës frekuentohen jo vetëm për bukurinë, por edhe për sportin e bukur të Rafting me kanoe. Mereni me mend vetë, ajo që po ndodh aty, nuk do të mund të ndreqet edhe për 200 vite të ardhëshme…” Rrëfim prekës, tronditës. Pas pak ne marim rrugën drejt kanioneve. Aty ku janë edhe llixhat e stomakut; të reumatizmave. Dhuruar falas nga natyra dhe që po shkatërrohen për shkak të punimeve për ndërtimin e heceve mbi Lengaricë. Tek llixhat e Priftit, siç i quajnë banorët, ujët e llixhës ka shterruar, ose llixha ka mbaruar. Vetëm një grusht zhavor dhe gryka e vogël nga buronin ujrat termalë kanë mbetur. Ne vazhdojmë të ecim. Tashmë mespërmes ujrave të cekët të lumit dhe mespërmes kanioneve mahnitëse. Hera herës shkëmbehemi edhe me turistë të huaj, ardhur nga Japonia e largët. Dhe, kur mbërrijmë tek Shpella e Pëllumbave, ndalojmë.
“Shikoni çfarë ka ndodhur, thotë Kondi. Shikojeni barbarinë… Studiues të shumtë po hedhin dritë mbi zbulime të reja: këtu mund të ketë edhe mineral platini dhe ari. Ne po humbasim, nuk po fitojmë me HEC-et... Prej këtu unë apeloj dhe i kërkoj sërish qeverisë dhe të gjitha institucioneve të detyrojnë koncesionarët e huaj të largohen nga Lengarica.
Larg duart nga Lengarica! Ne do ta mbrojmë me çdo çmim Lengaricën dhe natyrën, kanionet dhe llixhat!” Ndërkaq, një protestë paqësore me pjesëmarrjen e të rinjve përmetarë dhe të rinjëve të tjerë në kryqeqytet, po përgatitet të mbahet para kryeministrisë. Nën sloganin: “Të mbrojmë Lengaricën nga barbarët!”. Në protestë, qytetarë të shumtë përmetarë, intelektualë, ambjentalistë dhe përfaqsues nga shoqëria civile, do të apelojnë për anulimin e kontratave për ndërtimin e heceve mbi Lengaricë, si një zgjidhje përfundimtare. Ashtu u bëftë!

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com