'Njërën e zumë në flagrancë me një partizan'/ Dokumenti i '44 që tregon si i larguan nga ushtria dy vajza

'Njërën e zumë në flagrancë me një partizan'/ Dokumenti i '44 që tregon si i larguan nga ushtria dy vajza

Një dokument i viti 1944 tregon se si u larguan ga ushtria dy vajza ushtare për imoralitet. Ish-drejtori i Arkivit në Ministrinë e Brendshme, historiani Kastriot Dervishi ka publikuar dokumentin ku shkruhej:

Shtabi I Brigadës 20 sulmuese

Shtabit të Divizionit VII, Korpusit II

Duke parë papërshtatshmërinë që të qëndrojnë në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të partizaneve Vanthi Isak gjanci dhe Vriske Thanas Pirgu, efektive të Brigadës XX sulmuese, po ju japim lirimin dhe po i dërgojmë pranë Këshillit Nacionalçlirimtar të qytetit për t’i doërguar në shtëpia e veta. Prandaj, po ju dërgojmë biografi të shkurtra për secilën.

1-Vanthi Isak: fizikisht shumë keq, jo vetëm shëndeti, por në të duket dhe të metat natyrale, mendore dhe e kaluara ka qenë imorale, ilegale dhe tani në ditët e fundit është zënë në flagrancë me një partizan të cilit nuk i përshtatet as mosha, as shëndeti, as mentaliteti; dhe për kryerjen e saj mund të ketë ngjarë si shkaktare ajo vetë.

2-Vriskë Thanas Pirgu. E njëjtë me të parën, vetë se nuk është zënë në flagrancë.

Për shtabin e Brigadës XX sulmuese

Zëvendëskomisari, Tasi Mitrushi

7.12.1944

***

Shtabi i Divizionit VII Sulmues

Korçë 9.12.1944

Zyrës së rinisë, këtu

Aty po ju dërgojmë dy shoqe, të cilat nuk mund të qëndrojnë në ushtri për shkak të imoralitetit dhe si të tilla duke qenë afër partizanëve prishin qëndrimin e tyre.

Për këtë ne mejtojmë të ua dërgojmë ju dhe i vini në ndonjë punë, p.sh. pastrimin e shtëpisë së rinisë, duke pasur mendjen te edukimi i tyre. Jo duke pasur një shumicë shoqesh, pak a shumë të ngritura, besojmë se nuk do mundin që këto të dyja të bëjnë më akte imoraliteti.

Dokumenti

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 21/10/2019 08:47

    Këto do kene qene ose fierake dhe lushnjare ose kavajse e durrsake

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren