Njerëz të shumtë ofrojnë veten në arkivole të hapura dhe bëjnë paradë në të gjithë fshatin. Kjo gjë ndodh çdo vit, në qytezën e vogël spanjolle e njohur si Santa Marta de Ribarteme pranë kufirit me Portugalinë.
Rituali vjetor thuhet se është një pelegrinazh i shenjtores Santa Marta, ku qindra pjesëmarrës falënderojnë ose kërkojnë lehtësim nga sëmundjet. Kështu që të gjithë ata që janë përballur me përvojat pranë vdekjes gjatë vitit të kaluar, ofrojnë vetveten në arkivole të hapura, të cilat i mbajnë të tjerët që marrin pjesë.
Parada kalon nëpër fshat duke mbajtur në dorë statujën e Santa Martës. Ky ritual ka nisur që në shekullin e 18-të, dhe manifestohet çdo vit.