Taulant Balla ka vijuar me ‘fushatën’ e transparencës në rrjete sociale për identifikimin e ‘sorrave.’ Ai ka publikuar foto të dy protestuesve në Strasburg, ku një grua mban edhe të dyja duart me dy gishtat lart siç e ka zakon kreu i PD. Protestuesi tjetër mban në duar celularin, ku kamera duket se është fokusuar diku.

Sipas shefit të grupit parlamentar të PS, protestuesit janë dërguar prej Berishës në hotelin ku po qëndrojnë deputetët socialistë. Më tej, nxjerr në pah ndryshimin midis kohërave kur Berisha dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike, ndërsa sot kërkon materiale të filmuara.

“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do të postojnë një video si na pritën ne me protesta dhe televizioni i Saliut do të mbushë lajmet. Pse po pini birra ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike. Sot i çon për filmime”, shkruan Balla.

P.J/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sula: 09/07/2026 10:10

    Normale qe i cojne a kane lene shtet e tavolino nderkombtare pa ja nxi faqen shqiperise kto njerez pa llogjike

    Përgjigju
  • Or tej: 09/07/2026 08:55

    Malok, carapkuq e koke katercepesh or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • IDREJTI: 09/07/2026 11:46

      ....tregoja shqiptarve jeten e luxit qe be ben ti dhe familja jote miliardere me mbrojtjen e banditeve qe ju rrine pas pastaj merru me sorrat qe me siguri e kan me ty si person jo me Shqiperine.....

  • Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08

    Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?