/ATSH/. - Në kuadër  të marrëveshjes për kalendarin e përbashkët kulturor, i miratuar në takimin e zhvilluar nga dy ministritë përkatëse ( Ministria e Kulturës së Shqiperisë dhe Ministria e Kulturës së Kosovës), më 4 prill ora 19.00, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit  ne Tirane, do të zhvillohet koncerti simfonik "Njeriu Me Armë, Meshë për paqe".
Koncerti i  kompozitorit Karl Jenkins,do të sjellë në skenën e TKOB-së  solistët, korin dhe Orkestrën  Simfonike të Filharmonise së Kosovës, të cilët me dirigjimin e mjeshtrit Baki Jashari,do të interpretojnë  "Meshën" e kompozitorit Wellsian,  një pjesë e porositur nga Muzeu Mbretëror i Armëve me rastin e festimeve të mijëvjecarit (1999) dhe dedikuar viktimave të Kosovës.
Sopranoja Besa Llugiqi, tenori  Liridon Sadriu, dhe baritone Safet Berisha, 50 antarët profesionist të Korit të Filarmonisë së Kosovës, dhe orkestra  nën drejtimin e mjeshtrit Jashari, do të shfaqin nëpërmjet muzikës edhe konceptin anti-luftë, bazuar në një meshë katolike, të cilën Jankis e kombinon me burime të tjera, kryesisht nga kënga popullore "Njeriu me Armë" e shekullit të 15-të, në kohët e para dhe të fundit të veprës