Njihuni me biznesmenin që prodhon maska falas për mjekët: Kemi shumë kërkesa, si më lindi ideja (VIDEO)

TIRANE-Një biznesmen në kryeqytet ka ndërmarrë një nismë origjinale duke prodhuar maska mbrojtëse jo për qytetarët, por për stafin mjekësor që po përballet në vijën e parë në luftën me koronavirusin. Alban Kardashi shpjegon për Report Tv si i lindi ideja për të krijuar maskat mbrojtëse në këtë kohë të vështirë nga koronavirusi. Kardashi thekson se deri tani ka dërguar 70 copë maska në spitalin e Durrësit dhe te materniteti i vjetër, ndërsa ka shumë kërkesa.

Intervista e plotë për Report Tv e biznesmenit
Si të ka lindur ideja për të krijuar maskën?
Kjo nuk  mund të quhet maskë, por mburojë për fytyrën, pasi mbulon gojën, hundën dhe sytë. U vjen në ndihmë mjekëve që janë në kontakt me pacientët. Maska mbulon të gjithë fytyrën, e mbron mjekun nëse pacienti kur tështin dhe stërkalat nuk i shkojnë. Kjo mbron mjekun dhe jo këdo, nuk është për qytetarët.

Ju jeni sipërmarrës, me cfarë është bërë kjo mburojë?
Unë kam një studio grafike ku prodhoj objekte të ndryshme dhe kam pajisje të tilla që më japin mundësi të prodhoj këtë material. Kjo mburojë është e përbërë nga një shtresë foreksi, pvc-je, llastiku dhe një sfungjer për të ruajtur ballin nga përdorimi i gjatë, pasi mjekët në fund të ditës kanë shenja në fytyrë. Kjo është e mirë sepse edhe mjekët janë njerëz, ndihmon që të mos mos prekin fytyrën. E bën më të ndërgjegjshëm.

Sa keni prodhuar deri tani dhe a keni kërkesa?
Ideja më erdhi para 3 ditësh duke lundruar online. Unë duke qenë se jam i interesuar më doli online që kishte një nismë persona që kanë printera 3D kishin filluar të ndihmonin mjekët. Në Itali kishin bërë edhe një modifikim të një respiratori për të mbajtur dy pacientë. Unë thashë, pajisjet i kam dhe t'u vij në ndihmë mjekëve.

Ku ke dërguar deri tani dhe sa?
Aktualisht kemi dërguar te materniteti i vjetër dhe spitali rajonal i Durrësit. Sasia është e vogël, kërkesa ka, sepse numri i mjekëve është i lartë dhe kërkesë ka. Në Durrës dërguam 70 copë dhe ka sërish nevojë. Do të mundohemi ta plotësojmë.

I prodhoni vetë, apo keni persona të tjerë që ju ndihmojnë?
Unë e kam mbyllur biznesin në datë 12 dhe 2 punëtorë i kam dërguar në shtëpi dhe për krijimin e mburojave më kanë ndihmuar një pjesë e miqve të mi, që sapo e morën vesh iu bashkuan.

Jeni konsultuar me ndonjë mjek si mund të dezinfektohen?
Jemi konsultuar dhe maskës sonë i bëmë edhe një modifikim, pasi ata që ishin online thanë se ishte një pjesë jo e përshtatshme dhe mjekët na këshilluan që ta bënim të mbulonte vetëm pjesën e gojës dhe gati deri te veshët. Sa i përket dezinfektimit mund të bëhet me alkool apo të tjera. E gjithë pajisja është lehtësisht e dezinfektueshme.

Këtë nismë jeni duke e bërë falas?
Po i japim falas. Fillimisht e fillova vetëm më pas u bashkëngjitën miqtë që më ndihmuan nga ana financiare për blerjen e materialeve bazë. Nuk e kam ndjerë shumë koston, pasi më ndihmuan këta miq dhe po i japim kudo falas.

Sa shkon si kosto?
Kosto është relativisht më e lirë se produkte të ngjashme që janë në treg. Ka produkte të tillë që shkojnë deri në 1600 lekë, ndërsa ne po e nxjerrim më lirë, por nuk po e them se po e japim falas. Materiali është elastik dhe nuk thyhet nëse bie në tokë, nuk çahet.

Keni një mesazh?
Ata që janë si unë që kanë mundësi ti vendosin në funksion të mjekëve dhe ti ndihmojnë. Po marrim rastin e Amerikës që i ka detyruar firmat, këtu tek ne, mund të vinin në ndihmë. Do të doja ta jepja edhe këtë intervistë nga punë, por qeveria ka vendosur orare, por nëse do të kishim pasur mundësi do të punonim më gjatë. Pasi nëse një mjek infektohet është burim më i rrezikshëm se ka kontakt më shumë pacientë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale