Njihuni me historinë e gruas, nënës se 5 fëmijëve vuajtur më shumë në komunizëm...nga burgu në burg

Njihuni me historinë e gruas, nënës se 5 fëmijëve vuajtur më shumë në komunizëm...nga burgu në burg

Sot është dita e kujtimit të viktimave të komunizmit. Kjo epokë ka lënë gjurmë në jetën e shumë shqiptarëve, disa i kanë përjetuar vetë, e disa të tjerë kanë dëgjuar rrëfime nga familjarë, të afër apo rrjet shoqëror. Në këtë ditë, historiani Kastriot Dervishi sjell historinë e një gruaje shqiptar, nënë e 5 fëmijë që ka bërë më shumë burg në këtë periudhë, edhe pse nuk kishte bërë asgjë.

Procesi

U arrestua më 25.8.1963. U gjykua në një proces bashkë me tre persona të tjerë. U gjykua nga Gjykata Qarkut e Shkodrës. Pavarësisht se ishte analfabete u akuzua në bazë të nenit 64 të Kodit Penal (tradhtia ndaj atdheut). Me vendimin nr.38, datë 25.4.1964, gjykata i deklaroi fajtorë të gjithë. Personin kryesor e dënoi me vdekje pushkatim (u ekzekutua më 5.7.1964 në Tiranë), gruaja u dënua me 25 vjet burgim, dhe dy të tjerët e 15 vjet dhe 3 vjet burgim.

Periudha e vuajtjes së burgimit, sipas viteve:

1963-1985: 21 vjet, 7 muaj, 15 ditë

-Mosha në fillim të dënimit: 52 vjeç

-Mosha në mbarim të dënimit: 74 vjeç

Shënim: Copëz nga studimi për ata që vuajtën më shumë burgim në komunizëm. Janë identifikuar pjesa më e madhe e tyre. Emri i gruas do jetë në botimin e rastit. Nuk e kam vendosur në mënyrë që mos të krijohet mundësia që dosja e saj të shëtisë ekspozitave, dëmtohet apo edhe humbë nga këto veprime.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 24/08/2019 01:05

    Lulushi dhe Voltana do ta kene ne mendje sa te vine ne Qeverisjen demokravi -Komuniste

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë