Njihuni me historinë e mjekut hero, 73 vjeç ecën dy orë në ditë për t’i shërbyer qytetarëve: Do të punoj sa të mundem

Fatmir Baze është mjeku hero i cili me historinë e tij të veçantë i jep një mesazh të fortë shoqërisë. Edhe pse 73-vjeç, ai nuk pranon të qëndrojë në shtëpi si moshatarët e tij por kontribuon në ndihmë të shoqërisë. Nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv nga qyteti i Korçës ai tregoi se ditët e tij kalojnë mes punës në ndihmë të pacientëve të tij në fshatra të ndryshëm.

“Unë nuk mendoj që njeriu kur del në pension duhet të menjanohet dhe unë e kam gjykuar që puna nuk ka vetëm karakter fitimprurës,  ajo ka edhe shumë të mira të tjera. Unë punoj në qendrën shëndetësore të Lozhanit e cila mbulon gjithsej 17 fshatra që janë të zonës malore dhe tepër malore që kanë vështirësitë e veta por unë ndjej kënaqësi dhe mendoj që të vazhdojë të punojë dhe për pak kohë derisa ta kem mundësinë” u shpreh ai.

Pasioni i tij për punën tepër humane si mjek e ka ndihmuar që të kalojë edhe shumë vështirësi, pasi çdo ditë i duhet të shkojë në disa fshatra të Korçes dhe shpeshherë të ecë dy orë në këmbë, për shkak të borës. Ndërsa i pyetur për një ndër temat më shqetësuese të moshës së tretë në Shqipëri, siç është pensioni ai u shpreh se është i pamjaftueshëm.

“Unë kam dal në pension me ligjn e vjetër atëherë mosha jonë ishte shumë e riskuar në këtë drejtim kurse tani janë bërë goxha përmirësime në pagesat e pensioneve. Por megjithatë nëse nuk do të kisha punuar këto vite pas pensionit do të kisha vështirësi në aspektin financiar pasi pensioni ishte i pamjaftueshëm. Aktualisht unë nuk e kam marr pensionin se kam vazhduar punën, vetëm në momentin kur kam pasur ndërprerje." tha ndër të tjera ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë