Njihuni me historinë frymëzuese të 3 vëllezërve shqiptarë, kampion boksi në Gjermani: Erdhëm si azilantë për një jetë më të mirë

Një histori frymëzuese është ajo e tre vëllezërve shqiptarë Bakaj, të cilët po na bëjnë krenarë në Gjermani. Përmes një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli”, ata treguan historinë e tyre si emigruan nga Lezha drejt Gjermanisë dhe suksesin në sportin e boksit.

Amarildo, Roberto dhe Samuel më i vogli prej tyre kanë një ëndërr  dhe qëllim të përbashkët, të jenë kampion boksi. Deri më tani ata kanë realizuar 6 ndeshje pa asnjë humbje. Roberto tregon në “Rreze Dielli” se me boksin merrej që në Shqipëri por për shkak të mungesës së përkrahjes nuk mundi ta vazhdonte.

“Me stërvitje jam marr që kur isha i vogël në Shqipëri por aty është shumë vështirë për të ndjekur ëndrrën sepse nuk ke asnjë përkrahje, as palestrat nuk janë të mira. Prandaj në 2014 mendova që ta lë Shqipërinë dhe të vijë në Gjermani. Në rradhë të parë ika për një jetë më të mirë, për t’ia plotësuar kushtet familjes edhe vetes sime. Por e kisha ëndërr në sirtarë që të merresha dhe me boksin” tha ai.

Një ditë e tyre në Gjermani nis dhe mbaron me stërvitje.

Sapo kemi mbaruar stërvitjen e parë, rreth orës 19:00 do të shkojmë për stërvitjen e dytë, stërvitemi rreth 5-6 orë në ditë. Nuk ka asnjë ditë pushim për ne, vetëm ditën e shtunë e bëjmë pushim.

Të pyetur për emocionet në ring, vëllezërit Bakaj shprehen se ndjejnë më shumë emocione kur  shikojnë njëri-tjetrin kur ndeshen sesa veten.

Emocionet janë më të mëdha kur sheh vëllain duke u ndeshur në ring. Kur jam vet në ring nuk mendoj fare pasi kur je aty je shumë i  koncentruar, nuk mendon më gjatë por që të japësh më të mirën në ring.

Ata shprehen se kanë marrë shpeshherë kërkesa për të pasur ndeshje së bashku, por thonë se janë të dy të fortë dhe këtë e tregojnë me kundërshtarin në ring.

Kur jemi në shtëpi ndeshemi me njëri-tjetrin por nuk i postojmë videot. edhe pse publiku do shumë që të shoh cili është më ifortë, ama midis vllezërve skemi pasur më të fortë. Jemi të dy të fortë, stërvisim njëri-tjetrin, në ring tregojmë kush është i fortë me kundërshtarin jo me njëri-tjetrin.

Ndërsa kanë një premtim për të gjithë sportdashësit që i ndjekin në ndeshjet e tyre, se do të mbajnë gjithmonë lart flamurin shqiptarë, duke njoftuar gjithashtu që t’i  ndjekin në ndeshjen e rradhës në 5 qershor.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë