TIRANË- Jeta nuk është ndalur as në kohë koronavirusi! 900 bebe kanë ardhur në jetë gjatë pandemisë në maternitetin "Mbretëresha Geraldine".

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila na prezantoi me Markun, banorin më të ri të kryeqytetit.

"Mark është banori më i ri i Tiranës i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku vetëm në këto kohë pandemie kanë ardhur në jetë 900 fëmijë

Krenare për bluzat e bardha që nuk e kanë ndalur punën në asnjë moment", shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë i ministres Ogerta Manastirliu