Njihuni me tre vajzat bukuroshe
të Sylvester Stallone

Njihuni me tre vajzat bukuroshe<br />të Sylvester Stallone<br>
Pa dyshim që aktori i filmave aksion Sylvester Stallone është një ndër aktorët më të dekoruar për të gjithë karrierën e tij dhe rolet që ka patur në çdo film ku ka marrë pjesë.

Por përveç aspektit profesional “Roki” është i “ dekoruar” edhe në aspektin familjar pasi rrethohet nga katër femra njëra më e bukur se tjetra. Stallone dhe bashkëshortja e tij janë të bekuar nga tre vajza të bukura dhe të suksesshme: Sophia, Sistine dhe Scarlet, të cilat kanë krijuar personalitetin e tyre dhe janë në fokusin dhe drejtimin e duhur për të ardhmen e tyre në Hollywood.

Vajza e madhe e Stallone është pjesë e botës së medias, Sophia ka ndjekur rrugën akademike drejt medias por pak herë ka dalë në ekran dhe në planet e vajzës së madhe është të jetë një sipërmarrëse e suksesshme dhe pse jo të bëhet pjesë e aktrimit.
 
Vajza e mesit e Sylvester po shkon në hapat e së ëmës, dhe duket se Sistine është e lindur për të qenë një modele. Sistine ka qenë pjesë e revistave dhe pasarelave dhe ka treguar se është e zonja në modeling dhe fizionomia e saj si një bukuroshe e lindur nuk i mungon.

E fundit por jo për nga rëndësia është Scarlet, e vogla e Sylvester, të cilën e ka quajtur vajza e babit pasi ajo është ende e vogël për të vendosur për të ardhmen e saj.

[gallery]24886[/gallery]

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool