Në ambjentet e Padam Garden këngëtarja simpatike Zaimina Vasjari ka pritur shoqërinë për të festuar babyshower-in e bebes së saj. Me anë të një torte të kuruar në çdo detaj, Zaimina përveç gjinisë na ka njohur edhe me emrin e vajzes, e cila pritet të vijë në jetë pas pak kohësh. Khloe do të quhet vajza e këngëtares simpatike, e cila me siguri do të trashëgojë bukurinë dhe talentin e mamit.
/Shqiptarja.com
E veshur me një fustan rozë pastel, ashtu si edhe tonaliteti i ambientit i arreduar nga Ami Event, bukuroshja e ekranit na ka mahnitur me format e saj. Përveç mikeshave të saj më të mira, në festën e Zaiminës nuk ka munguar as tekstshkruesi Olti Curri, modelja Franceska Jaçe , balerini Graciano Tagani etj.
Festa të këtij lloji së fundmi po bëhen të famshme në Shqipëri. Përveç Zaiminës edhe personazhe të tjerë të ekranit kohët e fundit kanë bërë festa për të mirëpritur bebet e tyre. Duke i uruar pritje të ëmbël ne mezi presim të shohim të voglën e Zaiminës si dhe projekte të reja muzikore.
Redaksia Online
A.K/ Shqiptarja.com

Vasjarit/FOTO







