Njoftim i RËNDËSISHËM për shoferët, rrugët që DUHET të shmangni për të mos u 'djegur' në trafik

Njoftim i RËNDËSISHËM për shoferët, rrugët që DUHET të shmangni për të mos u 'djegur' në trafik

Policia e Durrësit ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për qarkullimin e automjeteve për të shamngur trafikun e automjeteve, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

Njoftimi

Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë Krujës, por edhe për shkak të ngarkesës së krijuar nga sezoni turistik, lëvizja e mjeteve dhe kryesisht ajo e kamionave të cilët operojnë në Fushë Krujë, Krujë dhe në zonat përreth dalja e tyre nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit, por do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Borizanë-Thomanë.

Ndërsa kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë-Casa Italia -Kamëz-Tapizë-Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët e tjera alternative të vëna në dispozicion deri në përfundim të punimeve.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sjjj: 17/07/2019 15:40

    Zgjidhje policesh. Po keto mjete qe ju po i sillni verdalle neper Tirane-Vore-Fushe kruje, a nuk takohen ne po te njejtin Kryqezim/Mbikalim me itenerarin aktual!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH