Njoftimi i plotë i KLD dhe emërimet
e gjyqtarëve në qarqe

Njoftimi i plotë i KLD dhe emërimet<br />e gjyqtarëve në qarqe
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit të Republikës Z. Bujar Nishani, zhvilloi sot datë 05.07.2013 mbledhjen e radhës e cila, nisi me një mesazh vlerësimi të Presidentit të Republikës për punën e deritanishme të KLD. Në fjalën e tij Presidenti theksoi se: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë është institucion i lartë kushtetues, i pavarur, që mbështet tërë veprimtarinë e tij te Kushtetuta, ligji dhe personaliteti i anëtarëve të tij, dominohet nga gjyqtarët e Shqipërisë. KLD funksionimin e tij nuk e lidh me mazhorancat politike”. Më tej, Presidenti i Republikës u shpreh se ky Këshill ka sjellë një model të ri të vlerësimit të gjyqtarëve sipas meritës. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vijoi më tej Nishani, ka marrë vendime të rëndësishme dhe do të vijojë të qëndrojë në këtë lartësi. 

“Ky Këshill, për herë të parë solli një model të promovimeve të gjyqtarëve jo të bazuar tek shantazhet politike dhe modelit të miqve dhe shokëve, por mbi bazën e vlerësimit. Ju ftoj të qëndroni në këtë pozicion. Dua t’ju inkurajoj për të vazhduar punën në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura, duke ofruar atë çfarë ju mbartni si personalitete të fushës dhe përgjegjësisë që keni ndaj opinionit, për të vendosur standarde që do jenë të pakthyeshme në kohët që do të vinë në të ardhmen. Jam i bindur se duke qenë të hapur, transparent në të gjithë veprimtarinë tuaj ndaj opinionit dhe trupës së gjyqtarëve, do t’i bëni nder opinionit dhe vetë gjyqtarëve”- vijoi Presidenti.
 
Pas mesazhit publik të Presidentit të Republikës, mbledhja vijoi me diskutime rreth propozimit të Zëvendëskryetarit të KLD-së z. Elvis Çefa, për miratimin e Rregullores së Brendshme të Administratës Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Z. Çefa njohu anëtarët e Këshillit me Rregulloren e re e cila përmban dispozita të detajuara që përputhen plotësisht me strukturën e re organizative të administratës, e cila ka rritur efiçencën dhe përgjegjshmërinë e funksionimit të administratës së institucionit. Anëtarët e Këshillit, pasi vlerësuan maksimalisht hartimin e Rregullores së re, votuan unanimisht për miratimin e saj.
 
Mbledhja e Këshillit vijoi me diskutim dhe miratimin e ngritjes së një Grupi Pune të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të studiuar dhe hartuar projekt-vendimin në lidhje me organizimin dhe funksionimin e komisioneve të përhershme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, sipas rekomandimeve të Projektit të Binjakëzimit dhe Misionit Euralius. Me Propozim në anëtarëve, Këshilli miratoi në mënyrë unanime z. Elvis Çefa, z.Lulzim Lelçaj dhe z. Gjin Gjoni si anëtarë të këtij grupi pune.
 
Gjithashtu, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vendosi me unanimitet, pranimin e propozimit të Zëvendëskryetarit për emërimin në detyrën e Inspektorit në Inspektoratin e KLD-së, të Znj. Marsela Pepi, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
 
Këshilli vendosi lirimin nga detyra si anëtari i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës të z. Sokol Binaj  dhe caktimin në këtë detyrë të z. Gjin Gjoni.
Mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin  kandidaturave për gjyqtarët, që do të përbëjnë trupën gjyqësore të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:
 
Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë:

Afërdita Maho
Arbena Ahmeti
Avni Sejdi
Bernina Kondi
Bezart Kaçkini
Elda Vrioni
Elvana Çiçolli
Emiljano Ruli
Enerjeta Shehaj
Erarbër Madhi
Eriol Roshi
Gentian Hamiti
Gentian Medja
Gentiana Muçaj
Nafije Curri
Selvie Gjoçaj 

Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës:
Bari Shyti
Elidon Papazisi
Genci Sinjari 

Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë:
Etleva Gjamo
Sokol Ibi 

Për gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër:
Valbona Durraj 

Për vendet e mbetura pa u plotësuar në gjykatat administrative të shkallës së parë, Këshilli vendosi unanimisht përcaktimin e një afati të ri brenda të cilit konkurentët fitues të testimit të paraqesin kërkesë të re. Ky afat do të përfundojë në orën 16.00 të datës 10 korrik 2013. Më tej mbledhja vijoi me shqyrtimin dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e 7 (shtatë) vendeve vakant, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Pas përfundimit të procesit të votimit,

Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi t'i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve të mëposhtëm:
Agim Bendo
Ervin Metalla
Fatmira Hajdari
Ilir Mustafaj
Marie Qirjazi
Ridvan Hado
Shkëlqim Mustafa 

Me propozim të disa anëtarëve të tij, Këshilli miratoi komandimin si kryetar të Gjykatës së Apelit Gjirokastër të z. Dritan Banushi dhe vendosi të shpallë vakant vëndin e kryetarit të kësaj gjykate
 
Këshilli, në mbështetje të ligjit Nr.8811, datë 17.05.2001 "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", i ndryshuar dhe të Vendimit Nr.193/2, datë 11.05.2006 "Sistemi i Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve", i ndryshuar, pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, miratoi aktet e Vlerësimit Profesional dhe Etik për 11 (Njëmbëdhjetë) gjyqtarët e mëposhtëm:
 
Erarbër Madhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë 
Etleva Gjamo, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Afërdita Lika Maho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë
Olsi Xhavella, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë 
Hektor Sinani, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Enkelejda Doda, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë 
Klodiana Gjyzari, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Nazmi Troka, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat
Arqile Basho, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Herila Çela, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Blerta Çibuku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër 

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani