NJU JORK - Një kitarë e grupit "The Beatles" u shit me një vlerë prej 408 000 dollarë në një ankand në Nju Jork, bënë të ditur burime zyrtare vendase. Kitara ishte elementi kryesor në ankand kushtuar objekteve të muzikës, në Beverly Hills, Kaliforni.

Vegla muzikore ishte vlerësuar fillimisht me një vlerë deri në 300 000 dollarë. John Lennon kishte luajtur me këtë kitarë gjatë regjistrimit të videos "Hello, Goodbye" dhe George Harrison gjatë turit "The Magical Mystery".

Në këtë ankand, u shitën rreth 450 objekte ose kujtimet që i përkisnin këngëtarëve Elvis Presley, David Boëie apo Michael Jackson. Një kitarë e Elvis Presley-t u shit 50 000 dollarë si dhe një palë syze dielli të këngëtarit 28 125 dollarë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)