NJU JORK - Këtë vit, numri i krimeve të kryera në Nju Jork, është më i lartë në krahasim me vitin 2011. Kjo ndodh për shkak të rritjes së numrit të vjedhjeve të iPhone, iPad, iPod dhe pajisje të tjera elektronike.

“Nëse nuk do të ishte për hajdutët e produkteve Apple, numri i vjedhjeve do të ishte në rënie”. Kështu është shprehur shefi i policisë, Ray Kelly.

Ai thekson se 10 vjet më parë në Nju Jork u vodhën rreth 86 produkte me logon e Apple, ndërsa vitin e kaluar ishin 13. 233. Një numër, vijoi ai, i destinuar për tu rritur.

(Gre.M/Shqiptarja.com)