Një mesazh të cilin vetëm bashkëjetesa fetare di të japë! 'Ne jemi shqiptarë, ndajmë dhe kafshatën e fundit' (VIDEO)

Një mesazh i vetëm dhënë nga krerët e besimeve të ndryshem fetare në Shqipëri, në vendin ku harmonia fetare është një vlerë unike. 

 Baba Edmond Brahimaj, Pastor Ylli Doçi, Imam Gazmend Aga dhe Dom Gjergj Meta kanë përcjellë një mesazh kuptimplotë për shqiptarët në këto ditë të vështira për vendin tonë nga pandesmia COVID-19.

"Shqiptarë kudo që ndodheni, ju nuk jeni vetëm. Zoti është me ju, zemrat tona janë me ju, të dashurit tuaj janë me ju. Lutemi për shëndetin tuaj, për të sëmurët dhe të lënduarit, për stafin e ekipit mjekësor, i jemi mirënjohës për të gjitha sakrificat. Qëndroni në shtëpi dhe ruani shëndetin tuaj. Mos harroni të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. Ne jemi shqiptarë dhe e duam njëri-tjetrin, ne e mbështesim njëri-tjetrit, ne e shpërndajmë edhe kafshatën me njëri tjetrin. Le të shpërndajmë dashurinë, respektin dhe shpresë, le t'i hapim zemrën njëri-tjetrit, le t'i drejtohemi zotit, ta duam njëri-tjetrin si veten tonë. Mëshira, ndihma dhe kujdesi, dashuria dhe paqja e Zotit qoftë mbi ju".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja