Nobeli në Kimi, fitues 3 shkencëtarë, sërish një grua rrëmben çmimin
Është dhënë në Stokholm çmimi Nobel në Kimi. Frances H. Arnold, George P Smith dhe Gregory P Winter, janë tre fituesit, me motivacionin për punën e tyre të jashtëzakonshme me proteinat, duke evoluar enzimat.
Është dhënë në Stokholm çmimi Nobel në Kimi. Fituesë janë 3 shkencëtarë, dhe sërish mes tyre është një grua. Frances H. Arnold, George P Smith dhe Gregory P Winter, do të ndajnë me njëri-tjetrin çmimin prej 770 mijë paundë.
Njoftimi është dhënë nga Akademia Suedeze e Shkencave, dhe çmimi është dhënë me motivacionin për punë me proteinat, kontretisht në “evoluimin e enzimave” dhe punën e tyre për “për shfaqjen e fagut të peptideve dhe antitrupave".
Frances H. Arnold punon si kimiste në Institutin e Teknologjisë në Kaliforni, ndërsa George P. Smith në Universitetin e Missourit SHBA dhe Gregory P Wintter, punon në Laboratorin e Biologjisë Molekulare në Kembrixh, Britani e Madhe.
Frances ka bërë një punë të shkëlqyer në evoluimin e parë të enzimave, që janë protein që shërbejnë si katalizatorë në reaksionet kimike. Enzimat e prodhuara përmes evolucionit mund të përdoren për të prodhuar gjithçka, që nga biokarburantet e deri tek produktet farmaceutike.
Frances Arnold, bëhet gruaja e pestë në histori që fiton çmimin Nobel në Kimi.
Dhënia e çmimeve Nobel ka nisur që ditën e hënë, dhe janë ndarë disa çmime, si ato në Mjekësi dhe fizikë. Këtë vit, akademia nuk do të japë një çmim Nobel në Letërsi, për shkak të skandalit seksual që përfshiu Akademinë e Nobelit në pranverën e vitit 2018.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4480
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkencëtari që dha alarmin për klimën në 1980: Planeti po nxehet më shpejt se sa ishte parashikuar
3 Nëntor 2023, 09:00
-
Zbulimi befasues i shkencëtareve! Një planet i ri që nuk duhet të ‘ekzistonte’, qëndron 520 vite dritë larg nga Toka
30 Qershor 2023, 13:04
-
Shkenca në kërkim të super përçuesve që do bënin revolucion në energjetikë në SHBA: Do ishte thesar, të gjithë e kanë kërkuar për 70 vitet e fundit
22 Janar 2023, 19:58
-
Çmimi Nobel në Kimi iu jepet dy shkencëtarëve, krijuan një mënyrë të re për të bërë molekula
6 Tetor 2021, 18:10
-
Shfaqja teatrale nderon kontributin e 4 shkencëtareve që ‘u harruan’ nga Nobeli
3 Tetor 2021, 02:08
-
Historia e shkencës që nuk mësohet në shkollë, por po ndryshon jetët e miliona njerëzve
19 Mars 2021, 11:42
-
Nobeli në ‘Letërsi’, fituese poetesha amerikane Louise Glück
8 Tetor 2020, 16:46
-
Shkencëtarët publikojnë videon tronditëse, pasojat nga tështima e një të infektuari me koronavirus
9 Prill 2020, 14:37
-
Shkencëtarët kthejnë strukturën e koronavirusit në muzikë, dëgjojeni si tingëllon
5 Prill 2020, 17:56
-
Shkencëtarët shpjegojnë se si futet dhe godet organizmin COVID-19
2 Prill 2020, 19:28
-
20 shpikjet që nuk kanë nevojë për një 'shkencëtar' (FOTO)
25 Shkurt 2020, 21:29