Nobeli në Fizikë 2018, çmimin e fitojnë 3 shkencëtarë, mes tyre një grua

Fituesë të çmimit Nobel në Fizikë për vitin 2018 janë 3 shkencëtarë. Artur Ashkin nga SHBA, Gerard Morou nga Franca dhe Donna Strickland nga Kanada kanë “rrëmbyer” çmimin, dhe një shumë monetare prej 770 mijë paundë.

Çmimi u mor me motivacionin për punën e tyre kërkimore me impulset e lazerit me intesitet të lartë, për të përmirësuar dhe avancuar në teknologjinë e lazerit. Çmimi u dha sot nga Akademia Suedeze e Shkencave në Stokholm. Ashkin ka marrë gjysmën e çmimit për zhvillimin e një “piskatoreje optike” e cila do të bëjë të mundur që organizmat e vegjël të mund të trajtohen me rreze të lehta lazeri.

Morou dhe Strickland do të marrin pjesën tjetër të çmimit, për punën e tyre, në një “metodë e cila gjeneron impulse optike ultra të shkurtra”.

Cermonia për tre fituesit e çmimit Nobel në Fizikë 2018, Artur Ashkin, Gerard Morou dhe Donna Strickland 

Donna Strickland, shkencëtare në Universitetin e Waterloo në Ontario, është gruaja e parë që fiton Nobelin pas 55 vitesh. Nobeli i fundit që u fitua nga një grua në Fizikë ishte në vitin 1963, kur Maria Goeppert Mayer mori çmimin për punën e saj mbi strukturën “shell shell”.

Strickland është gruaja e tretë në histori që ka fituar çmimin e Nobelit në Fizikë.

Çmimet Nobel për këtë vit kanë nisur të jepen që ditën e djeshme, ku u ndanë disa çmime, mes tyre ai në Mjekësi, ku triumfuan 2 mjekë. James Allison dhe Tasuku Honjo, fituan Nobelin në Mjekësi, për terapinë e cila do të forcojë imunitetin gjatë trajtimit të kancerit.

Për këtë vit, nuk do të ketë një çmim Nobel në Letërsi, pas skandalit seksual që përfshiu Akademinë në pranverën e vitit 2018.

Tre fituesit e çmimit Nobel në Fizikë 2018, Artur Ashkin, Gerard Morou dhe Donna Strickland 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027

Interi beson te Inzaghi, rinovon deri në vitin 2027