Noizy rrëfen sekretet dhe zbulon:
Si hëngri mami kek me hashash

Noizy rrëfen sekretet dhe zbulon:<br />Si hëngri mami kek me hashash
Këngëtari i njohur Noizy ka folur për herë të parë për arrestimin dhe konfliktin në Kosovë me Cozman, teksa u shpreh se gjithçka është sheshuar.
 
Përsa i përket videos që u publikua ku qëllonte me armë, ai tha se "Nuk më kanë arrestuar për armë, nuk mbaj kurrë armë. Jam kundra armëve. Ajo ishte një armë manovër, për një videoklip" u shpreh ai në emisionin 'Xing me Ermalin'.
 
Por si qëndron e vërteta e gjobave të papaguara të makinës dhe shoqërimi në komisariat?
 
Patentën nuk e kisha, nuk e dija se tek cila makinë e kisha lënë. I thash mund të presin 2 minuta të të vij të sjell patentën. Tek sa po vinte patenta bëri verifikimin e targës, ku doli se kisha gjoba. Gjobat i ka bërë babi. Kishte mbaruar dhe siguracioni.”
 
Noziy ka pranuar përdorimin e substancave narkotike, ndërsa ka zbuluar se si mamaja e tij kishte konsumuar kek me hashash.
 
"Këto të klasës A e sipër, kurrë dhe jam shumë kundra tyre. Këto më të butat ndonjëherë, kohët e fundit i kam thënë stop.
 
Të të tregoj një histori të bukur, me mamin. Një nga fansat e mi ka ardhur disa herë në jug dhe kur i kuptoj që janë shumë të flakët, 1 ditë ja jap rastin të vij me mua nëpër turne.
 
Ky erdhi nga Saranda dhe mori një sasi goxha të mirë hashashi. Kishin bërë një si tip keku, domethënë kek me hashash.
 
Më pas po bëheshim gati për në Tiranë, çunat kishin ngrënë dhe kishin lënë. Nga ora 7 ishte zgjuar mami im nga gjumi, kishte shkruan në studio.
 
Nga ora 8 me merr babi dhe me thotë hajde se është mami keq. E kemi çuar në spital, tha, nuk është mirë.
 
Kur shkoj në shtëpi, e gjej mamin shtrirë në divan. Kur marr vesh pastaj mami kishte ngrënë dy copa nga keku me hashash
" u shpreh Noizy.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron