Noka te '5 Pyetjet': Ja çfarë e pret atë që pranon mandatet nga lista e PD-së! Shalsi: Më bëjnë të qesh...

Noka te '5 Pyetjet': Ja çfarë e pret atë që pranon mandatet nga lista e PD-së! Shalsi: Më bëjnë të qesh...

Flamur Noka dhe Eduard Shalsi te "5 pyetjet" nga Babaramo"

Situata politike në vend është nga më të elektrizuarat në 30 vitet e fundit. Opozita në bllok vendosi të djegë mandatet e deputetëve. Për të shpjeguar qëndrimin e opozitës i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' ishte ish-ministri i Brendshëm, aktualisht deputet i PD-së, Flamur Noka.

Ligji parashikon se mandati i ndërprerë i deputetit i kalon kandidatit vijues të listës së të njëjtës parti politike. Nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës (lexo ketu). Por çfarë ndodh nëse ndonjëri nga emrat në listën e kandidatëve të opozitës do të pranojë mandatin? Këtu Flamur Noka ka një paralajmërim të fortë edhe për kryeministrin Rama.

"Kjo nuk ka për të ndodhur, Edi Rama mund të bëjë gjithcka dhe të tentojë që të blejë, garancia janë qytetarët që pamë në datë 16 shkurt. Cdo kush që mund ta çojë në mend nuk do të ketë punë për ne por me qytetarët, që Rama mund të tentojë që ta blejë" tha ai. Ndërkohë që i ftuari i dytë në emision ishte Eduard  Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, i cili u shpreh se opozita është pa ide dhe i frikësohet futjes në zgjedhje, pasi e di rezultatin prandaj ka vendosur që të djegë mandatet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:45
Opozita do të djegë mandatet, Shalsi: Seriozisht e kanë? Më bëjnë të qesh....

Ministri Eduard Shalsi shprehet se nuk e beson që opozita do të djegë mandatet. Ai shprehet se PD dhe LSI-ja nuk kanë strategji dhe këtë lëvizje e bëjnë se kanë frikë të shkojnë në zgjedhje, pasi e dinë se do të humbasin. "Shpesh herë opozitën e kemi bërë vetë brenda vetes nga padurimi për t'u përmirësuar. Deklaruan se do të rrëzonin Ramën dhe përfunduan duke rrëzuar Kërpudhën. A ishin këta që vranë katër persona në 21 janar dhe Berisha kërkoi që ta manipulonte duke e paraqitur historinë ndryshe. Do të ikin nga parlamenti? Do të lenë mandatet? Mendon se e kanë seriozisht?! Nuk di ti marr seriozisht, me të qeshur, edhe kur bëjnë si të acaruar më bëjnë të qesh. Nuk ka shanse që vendi të mbetet pa opozitë në demokraci, pasi në një mënyrë apo një tjetër opozita lind në një sistem të tillë, ata nuk kanë një strategji. Punojnë pa plan, janë kaotikë" tha ai.

Ora 21:20
'Pa shpresë, në panik dhe pa ide'/ Shalsi 'skanon' opozitën: Ja frika që ka

Eduard  Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes i ftuar në emisionin '5 Pyetjet' nga Babaramo duke komentuar vendimin e PD-së dhe LSI-së për djegien e mandateve u shpreh se opozita ka dy probleme madhore. "Ka lëvizje që shkojnë nga tragjizmi në komedi, opozita nuk ka ide dhe vizion, qeveria vijon punën. Berisha ka 30 vite në politikë është provuar nga shqiptarët. Kryemadhi protagoniste me një parti të trashëguar nga i shoqi. Kemi Bashën që në tetë vite ka pasur poste drejtuese. Ata kanë dy probleme madhore, njëra është reforma në drejtësi. Janë të pashpresë, të trembur dhe në panik. Në 2013, 2015 dhe 2017 janë përballuar në zgjedhje dhe i pamë si përfunduan' tha ai.

Ora 21:17
'Vodka e uiski'/ Noka rrëfen sherrin me policët të shtunën: Ja si i gjeta në zyrë

Deputeti Flamur Noka ditën e shtunë u përfshi në një debat të ashpër në Drejtorisë së Policisë së Tiranës me efektivët pas ndalimit të protestuesve (lexo ketu). Por i ftuar te '5 Pyetjet' ai tha se ishin policët ata që tentuan ta dhunojnë. "Në protestë nuk kishte dhunë, aty kishte një shfryrje dufi dhe mllefi. Në polici ne kërkuam që të hyjmë dhe të takojmë titullarët. Nuk kishte dhunë. I kërkova takim me SMS drejtorit. Shkuam të kërkojmë informacion për dhunën e ushtruar nga policia, por na lanë aty 40 minuta. Na erdhi një informacion që po pinë uiski dhe nuk po e vrasin mendjen dhe kur shkuam ti takojmë tentuan ata që të na dhunojnë, ne u mbrojtëm. Shau dhe kapi për dore deputetët. Drejtorët i gjeta të shtrirë në kolltuqe, vodka, uiski dhe të pije të tjera nëpër tavolina" tha ai.

Ora 21:09
Noka zbulon skenarin se çfarë do të ndodhë të enjten para Kuvendit

Flamur Noka u shpreh se pas marrjes së vendimit djegia e mandateve është cështje formale. 'Tani është cështje formaliteti procedural, firmosja e kërkesës. Nuk ka kthim pas, pastaj do të jemi te qytetarët. Tani është cështje procedure. Është cështje e mbaruar'. Si e komenton Noka, ironinë e Ramës pasditen e sotme (lexo këtu). "Këtë ironi bënte edhe Ramiz Alia, 'dale çuna, nuk i dini ca gjëra çuna' dhe ku përfundoi? Në kosh. E mundimshme do të jetë për ne, por nuk ka rrugë tjetër".

Por cfarë do të ndodhë ditën e enjte dhe a do të shkojë opozita në Kuvend? "Pas ditës së shtunë u mor vendimi, nuk do të shkojmë më të enjten në parlament, fjalën e kanë qytetarët te parlamenti. Fjalët tona mbaruan ditën e shtunë, prandaj po dorëzojmë mandatet, tani fjalën e kanë qytetarët.  Do të tentojnë të hyjnë brenda? Këtë nuk e dimë ne por populli. Kështu fillon avash avash ndizet një revolucion" tha ai.

Ora 20:47
Demokrati Noka: Nuk e kemi luftën me socialistët....

Flamur Noka u shpreh se luftën nuk e kanë me socialistët, por me Rilindjen, sikur tha ai, që përveç të tjerave po pushton PS-në. "Edi Rama mund të bëjë gjithçka që të tentojë që të blejë, por garancia janë qytetarët që pamë në datë 16 shkurt. Rama do ta ketë punën me qytetarët nëse tenton të blejë. Lule do të jetë fati që pati regjimi i Ramiz Alisë në krahasim me atë që do të pësojë Rama. Nuk e kemi luftën me PS-në, por me sektin e Rilindjes, që është shumë i rrezikshëm, ka tentuar si kancer që të pushtojë Partinë Socialiste. Në protestë kishte edhe socialistë, madje komshinj të mitë" tha ai.

Ora 20:45
Flamur Noka tregon si e mori vendimin opozita për djegien e mandateve

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' zbuloi diskutimet në grupin e PD-së për vendimmarrjen e djegies së mandateve dhe si erdhi opozita deri në këtë pikë. "Shqipëria është nën pushtetin e bandave dhe kanabisit. Shqipëria është bërë bazë e laboratorit të kokainës. Kemi bërë të gjitha përpjekjet duke e denoncuar. Ky është regjim, jo shtet normal. Kemi kërkuar të kishte përgjegjës devijimin e vullnetit të qytetarëve. Ezauruam cdo formë mundësie komunikimi. Kishim vetëm një dritare ku mund të flisnim, ishte parlamenti. Por kryeministri ka të gjitha pushtetet dhe mediat. Kryeministri nuk është legjitim. Iu drejtuam qytetarëve në këto kushte, zgjidhja erdhi nga ata; kudo ndihej fjala revoltë. Atje nuk ka mandate të popullit, por të krimit të organizuar. Ishte vendim unanim i grupit, asnjë dyzim, asnjë kontestim, foli sovrani" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 19/02/2019 07:23

    Flamur Noka per veprimin e tij ne komisariat duhet te ishte arrestuar . Bandite te tille gjen vetem shpellave

    Përgjigju
  • Tomas: 19/02/2019 07:10

    Kjo eshte bllof I pd lsi , e more pergjigjen ne 16 . Ata pak te cmendur dhe injorant qe do shkojn pas Tyre te enjten , Kan per tu kthyer kunder Tyre . Te enjten do kete dhune mes demostruesve me njeri tjetrin asgje me teper .

    Përgjigju
  • Vicidoli: 18/02/2019 23:45

    Flamur Noka eshte figura me shqume e Shqipnis.Asht e ardhmje dhe vlen frumezimi prej tij.Edhte pak budall po ben mire pynen e magjarit

    Përgjigju
    • Tirona: 19/02/2019 10:23

      Mos e shaj magjarin se esht cun puntor jo si ky dyzeci Rizait e kupton ti ca du te them.

  • Unfair: 18/02/2019 22:55

    MINISTRI MBRENDSHEM..,DHE Rama..,te suguroje gjithe Perimetrin e Parlamentit..,dhe Policia mos beje sehir..!Loja luhet ne Fushe..,Populli Arbriter..!Kush e l e Lojen pergjysem..,ma keq per te!

    Përgjigju
  • Baca goni: 18/02/2019 22:36

    Futja kot o ko** Muli kush ta var ty

    Përgjigju
  • Iliri: 18/02/2019 22:07

    Vetem budallalliqe i nxjerr goja ktij nokes.po ça e ftoni neper studio se na e hapet barkun

    Përgjigju
  • tini: 18/02/2019 21:25

    Babaramo dhe krrici Noka , me bukur dialog nuk gjen as ne CNN .Per cfar qytetaresh flet ky i manget ? Ato jane militant te PD . Rana do iki vetem me vote, prandaj PD te filloj rinovimin dhe Sala , Basha dhe dr.Noka te te tjere te largohen se e kane bere pis PD, dhe nuk japin besim tek shqiptaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja