TIRANË- Deputeti demokrat, i rreshtuar krah Sali Berishës, Flamur Noka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama. I ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Noka tha se Rama telefonon kriminelë, gjyqtarë dhe prokurorë dhe i kërcënon, e për këtë thotë se ka prova, prandaj e sfidon kreun e qeverisë që ta çojë në Prokurori.
“Rama telefonon kriminelë, gjyqtarë e prokurorë i kërcënon, Berisha nuk e ka bërë kurrë. Le të më cojë në prokurori”, tha Noka në Report Tv.
"Doktori i kthehej kamerës dhe rrëfente vullnetin e ti. Nuk keni nga ta dini. Kjo është akuzë e fortë, nga ta dimë, këtë është i përgjuar? Nxirre", tha Vangjeli.
Përveç Ramës, ai hedh edhe akuza në drejtim të çdo hallke funksionale të Shqipërisë, që nga sistemi i drejtësisë te shoqëria civile, sipas së cilit, drejtohen nga George Soros.
“Kjo është qeveri e Soros, pushtetit i Soros, drejtësi e Soros, shoqëri civile e Soros në dëm të shqiptarisë, Ballkani i Hapur tregon se çfarë kurdiset kundër shqiptarëve. Berisha nuk kontrollonte media, as drejtësinë”, u shpreh Noka.
I pakënaqur ka mbetur edhe nga zgjedhja e kreut të SPAK. Ndonëse është folur shumë se kandidati i përzgjedhur, Nuredin Dumani, ishte i preferuar i SHBA-së dhe fitoi përballë Edvin Kondilit, i “përzgjedhur” i Edi Ramës, Noka tha se ky është një tregues i qartë se nuk ka drejtësi e pavarur. Noka e cilësoi si një proces të turpshëm.
“Tregon që kushdo që zgjidhej në krye të SPAK nuk është i lirë, për drejtësi të pavarur ka zero shans të flitet dhe nuk ka gjë më të turpshme se zgjedhja e kreut të SPAK, një beteje banale mes ambasadores dhe Kim. Lajm i keq për Ramën se do i hapen telashe për Olsin, për Veliajn, për Subashin, për Arben Ahmetaj. Pse Veliaj nuk përmendet kur është njeriu më i zhytur, ka përgjigje është Soros”, shtoi Noka.
Në fund, shtyrja e seancës për “vulën e partisë”, Noka tha se bëhet me urdhër të Edi Ramën, mirëpo përtej kësaj, u shpreh i bindur se kjo nuk do të ndikojë në rezultatin e 14 majit, pasi opozita do të fitojë.
Që Edi Rama vijon të jetë kryeministër prej 3 mandatesh, analisti Lorenc Vangjeli, bën fajtor opozitën. Në ‘Kontrast’ në Report Tv, Vangjeli ia ka bërë të qartë Flamur Nokës, se fajtor për këtë qeveri janë po vetë ata, duke thënës e nëse do ishte një opozitë normale, atëherë Rama do i përkiste së shkuarës. Megjithatë, një këshillë ka edhe për mazhorancën, që tha se duhet të ketë tolerancë, propocionalitet dhe reflektim.
“Shpikja e armikut, për të rrëfyer jo më shumë suksesin në rast të një sukses, po thonë se ne na mundi se është bajloz, jo Rama do ishte ish kryeministër, nëse do kishim një opozitë normale, do kishim një qeverisje tjetër, ndoshta edhe të majtë. Jepini formës së të përgjithshmes, aksiomës që të mos jetë i gabuar, opozita minimalisht të jetë normale”, tha Vangjeli.
Mes akuzave që ka opozitë, mes të cilëve edhe vetë Noka, Vangjeli ka zbuluar se fakti që ka nisur hetimet për inceneratorët ka qenë një insistim i ambasadës së SHBA-së, duke përdorur edhe terma si “presion”
“Ka qenë insistim, presion po deshe i edhe ambasadës i SHBA mbi SPAK që çështja e inceneratorët të shkonte nën hetim”, tha Vangjeli.
Debat ka pasur edhe me Flamur Nokën, sa i përket largimit të shqiptarëve.
Lorenc Vangjeli: Nëse Berisha do vijë në pushtet mendon se shqiptarët do vinë?
Flamur Noka: Po. Arsyet janë shumë të rëndësishme. Në 2009 u liberalizuar vizat, Ramws dhe Veliaj i thanë Europës që 1 mln shqiptar i ke te porta, nuk shkuan as 10 mijë. Në 2013, kam shkuar në Gjermani dhe kam parë 500 familje, që kërkonin azil, tani a mund të thuash 70 mijë i ke në Gjermani sot, dhe jo për keqqeverisjen e Sali Berishës. 70 mijë janë për shkak të qeverisë së Edi Ramës.
Në fund, Vangjeli tha se për sa kohë opozita vijon planin e tij vetëm duke sulmuar qeverinë, kjo nuk është gjë tjetër veç se një alibi për të justifikuar humbjen e tyre në zgjedhjet e radhës së 14 majit.
Mul maloku ngateron Ramen me Sali NON GRATEN.
PërgjigjuOr Mul nuk je per ate pune ,por ske faj se asnje pune tjeter ,pervec zarit te doktirit nuk din te besh.Akuzat e tua jane te renda ,por qe te provohen duhet ta padisesh Ramen ! Prandaj si ty ,doktorin dhe grupin fallxhorja ska shqiptar qe ju beson.Opozita juaj eshte jashte loje, perderisa kreu juaj eshte non grata nga USA dhe BE
PërgjigjuEpo qe do i vinte rradha edhe nul mokes te behej personazh kjo nuk i shkonte ne mendje kerkuj
Përgjigju