Noka shtyu Shehajn në Kuvend/ Haklaj: Sherri, me urdhër të Ballukut! Islami: Këta zihen si qentë për kocka! Mërtiri: Ndodhi për koncesionarin, mik me Berishën

TIRANË - Zhvillimet e sotme në Kuvend ku pati një përplasje mes deputetëve Agron Shehaj dhe Flamur Noka, u diskutuan në ‘Studio Live’. Avokati Zaçe Islami tha për Arbër Hitajn se sherri brenda opozitës në Kuvend tregon se ata shkojnë aty për të kapur ndonjë kockë dhe jo për interesin e qytetarëve.

'Hera e parë që i pamë në skenë, sepse në prapaskenë janë për herë. Hahen si qentë për kocka. Nuk janë deputetë për të bërë Shqipërinë, për interesat e qytetarëve. Janë deputetë për tendera, prona. Për këto hahen nuk hahen se ju prish puna. Pas 32 vjetësh që janë bërë rrugë me asfalt, fshati pa asfalt pa rrugë. Nuk janë deputetë për qytetarët shqiptarë. Vetëm për interesat e tyre të momentit, të biznesmenëve që lidhen me ta. Janë të tërë me oligarkë, qoftë PD qoftë PS. Janë dy pjesë përbërëse e PPSH. Zihen për prona, tendera. Noka i heq mikrofonin, është një trup, nuk e bën një malësor një gjë të tillë. Janë njerëz që nuk e kanë problem. Mjafton të kenë paratë në xhep.'

Azgan Haklaj thotë se veprimet dhe përçarja brenda opozitës vjen me urdhër të Belinda Ballukut, që urdhëroi Nokën të shtynte tutje Shehajn.

'Pamjet që pamë janë të shëmtuara, parlamenti i uzurpuar tek regjimi oligarki, kleptokratik. Flamur Noka, sekretari i Rithemelimit, në gjykatë bashkëkryetar me 29 të tjerë bashkë me Agron Shehaj. Apeli thotë kemi Komisionin e Rithemelimit. Shehaj tha nuk ka më asnjë bashkëpunim. Sot dëshmoi se nuk ka qenë shpresë se paska qenë tek PD-ja. Ka themeluar partinë Mundësia dhe është bashkëkryetar tek Rithemelimi. Sot Mundësia u mund publikisht. Flamur Noka në KQZ është deputet i Partisë Komuniste. Ky është morali politik.

Kam 33 vjet që nuk kam ikur nga PD. Këta ikin kthehen shkojnë dhe thonë jam morali. Përplasja erdhi për shkak të oligarkisë. Një që i përbashkon. Noka veproi me urdhrin e zonjës Balluku. E urdhëroi të bëjë detyrën e badigardit dhe të nxjerrë nga foltorja zotin Shehaj. Mundësia humbi. Kur thamë që plas tek Rilindja, shumë njerëz thanë nga i di, sot ndodhi. Spiropali tha nuk ndodhet Balluku, ajo u shfaq. Betejë dhe luftë në PS. Charles McGonigal dëshmoi se Berisha dhe Rama janë bashkë.'

Islami vijoi më tej duke thënë se pas 11 majit do ketë qeveri teknike, politika do ndryshojë dhe sistemi do kthehet në Republikë Presidenciale.

'Nuk do bëhen zgjedhje. Do ketë qeveri teknike. Do ndryshohet sistemi në republikë presidenciale. Me 80 deputetë, 1 president. E ka vendosur Amerika. Ka 32 vjet që kryetari i PD, Sali Berisha, nga dallon me Enver Hoxhën për kultin e individit. Basha ka qenë një patericë, mashë e Berishës.'

Analisti Ergys Mërtiri e shikon influencën e Berishës brenda opozitës për luftë jo kundër Ramës, por brenda llojit se kush komandon opozitën.

'Qëllimi i tij të mbrohet nga burgu. Kjo bëhet vetëm duke patur ekskluzivitetin e opozitës. Kjo ishte skena e sotshme. Përtej teprimeve të zotit Shehaj. Një përsëritje e opozitës që prodhon tym e flakë. Nuk i shoh të udhës që një politikan i ri, ti ketë zoti Shehaj. E shoh shumë të shëmtuar që kolegët e tij opozitarë iu turrën dhe e sfumuan. Kjo është e qëllimshme. Zoti Berisha dhe Shehaj nuk kanë konflikt me Ramën, garën e kanë kush merr vota në opozitë. Kjo prodhon skenën e tillë. Po garojnë kush godet Ramën, por qëllimi është të godasin njëri-tjetrit. Pse pengohet zoti Shehaj? Kush e ka koncesionin e rrugës Thumanë Kashar? Këtë e ka një oligark mik i afërt i Berishës. Kam parë që opozita e Berishës nuk ka luftuar shumë pak, në këtë rrugë. Zoti Shehaj të tregojë se si opozita është bërë shtojcë e zonjës Balluku që pengon të zbardhet e vërteta.'

Islami iu rikthye toneve të forta ku parashikoi se SHBA do marri në kontroll situatën në Shqipëri.

'Shqipëria do bëhet republikë presidenciale. Këta zihen si qentë për kocka. Nuk do jenë më në parlament. Do hyjnë figura të reja. Do marri rrugën e bashkimit kombëtar Shqipëria. Sepse këta janë agjentë të Serbisë dhe Rusisë. Marr si fakt domethënës që të partitë bëjnë lista për gangsterët që kanë afër dhe asgjë për qytetarët. Ngrihuni shqiptarë dhe përmbysini! Këta do i qërojnë nga pushteti amerikanët. Që të mos ju shkelin më me këmbë. Këta kanë një usta, Rusinë dhe Enver Hoxhën.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:28
Klodjan Allajbeu në akuzë për pastrim parash në Prishtinë, Haklaj: Ortak i Shkëlzen Berishës, 'sy peshkaqenit'

 

Azgan Haklaj komentoi bilancin 5-vjeçar të SPAK, ku u shpreh për përballjen e këtij institucioni me oligarkinë, krimin dhe mafian ndërkombëtare.

Më tej solli rastin e pronarit të Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu që po hetohet në Prishtinë për pastrim parash dhe falsifikimi dokumentash, ndërsa shtoi se është ortak me Shkëlzen Berishën.

'Çdo përvjetor ka bilanc. Bilanc i suksesshëm i SPAK. Ka kthyer shpresën e funksionimit të shtetit të drejtës, goditjes ndaj oligarkisë, krimit. SPAK është përballë trinomi oligarki, mafia ndërkonmbëtare, krim i organizuar. Nën akuzë Klodjan Allajbeu nga Prokuroria Speciale e Prishtinës, për pastrim parash dhe falsifikim, pronari i Spitalit Amerikan në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Bashkë me Ekrem Luka. Ortaku i Shkëlzen Berisha, sy peshkaqenit. Politika edhe majtas edhe djathtas ka bashkëpunuar me krimin e organizuar.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër