TIRANË - "Noli Konica - "Albumi i një bashkohësie" , ishte titulluar  ekspozita  e çelur të hënën në Biblotekën Kombëtare, në Turanë, ekspozitë  kushtuar dy figurave të shquara të jetës kulturore, letrare,  politike e shoqërore të mbarë botës shqiptare në kuadrin e të 50-vjetorit të vdekjes së Fan Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Faik Konicës (13 dhe 15 mars).
Në prani të Ministres së kulturës Mirela Kumbaro, drejtoreshës së Biblotekës Kombëtare Persida Asllani, drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi, personaliteteve dhe miqëve të biblotekës , kjo ekspozitë e veçantë  prezantoi një qasje ndryshe, e cila sillte dialogun kompleks që karakterizoi të dy personalitetet poliedrike, duke vënë në dukje kontributet e tyre të përbashkëta si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të fuqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e europiane.
Mjaft libra, dorëshkrime, fotografi, citate e shënime, lapsi apo oboja e famshe e Nolit,  monografia e Konicës, apo edhe skulptura medalion e Nolit  ishin edhe pjesë e pazevëndësueshme  e kësaj ekspozite e cila u mundësua dhe realizua vetëm nga "Miqtë" e Biblotekës Kombëtare, si Prof.  Nasho Jorgaqi, Melsi Labi, Thoma Thomai, familjarë të Jup Kastratit, Arkivi Qëndror Shtetëror, sektori i bibliografisë së Biblotekës, te cilët kontribuan duke vënë në dispozicion dhe dhuruar nga fondet dhe koleksionet personale,  objektet e paraqitura ketu për herë të parë.
Ekspozita kushtuar dy figurave të shquara të jetës kulturore, letrare,  politike e shoqërore të mbarë botës shqiptare, nga kolonitë e largëta e deri te zemra e saj në Ballkanin e ndërliqshëm, e konceptuar në trajtat e një albumi sekuencial, prantonte me tekste dhe imazhe, të cilat përzgjedhin dhe pasqyronin rrugëtimet dhe pikëtakimet mes tyre, realitete ende kërshëritëse të historisë sonë kulturore e politike. Tek materialet e paraqitura, përkthyesi i flet shkrimtarit,  muzikanti i gjegjet muzikologut, shkrimtari thërret kritikun,  politikani i përngjason artistit e njeriu i Perëndisë kuvendon me aktivistin,  publicisti qesh me pseudonimet  e kundërshtari përmallet me mikun.
Drejtoresha e Biblotekës kombëtare Persida Asllani gjatë fjalës së saj, falenderoi miqtë e për kontributin dhe punën e realizuar në krijimin e këtij prezantimi publik,   theksoi se "kontributi më i mirë mbi veprën e dy autorëve prezantohet  me krenari nga Bibloteka Kombëtare, e cila ndihet e nderuar që përkujton këto dy figura të mëdha në këtë ditë mjaft të veçantë për gjithsecilin prej tyre".
Mirela Kumbaro, Pëllumb Xhufi, Nasho Jorgaqi, Melsi Labi dhe Persida Asllani
Ministrja e Kultuës Mirela Kumbaro pasi e cilësoi aktivitetin si "Tubimi Konica Noli", u shpreh se "ky takim është ajo çka ne bëjmë çdo ditë, që lexojmë, kuptojmë dhe ndriçojmë mëndjet tona me anën e veprave të këtyre dy kalorësve të cilët përfaqësojnë kulturën kombëtare".
"Gjithashtu" shtoi Kumbaro, "ky takim ka edhe qasjen medituese dhe edukative, sepse universaliteti, largpamësia, komunikimi, dhe mendimi i tyre i vyer, duhet të orientojë dhe shërbejë edhe brezat e rinj", Ajo apeloi me kete rast që të gjithë nxënësit, studentët dhe gjithë të rinjtë, ti kushtojnë më shumë vëmëndje dhe krenari përhapjes së kulturës kombëtare nëprmjet veprës së dyshes gjigande Noli Konica. /ATSH/