TIRANE, 24 Mars/ATSH/- Biblioteka Kombëtare përuron ekspozitën kushtuar dy figurave të shquara të jetës kulturore, politike, letrare e shoqërore të vendit dhe kolonive të tij në botë, Fan Noli dhe Faik Konica.
Në përkujtim të 50-vjetorit të vdekjes së Nolit dhe 140-vjetorit të lindjes së Konicës, respektivisht më 13 dhe 15 mars, Biblioteka kombëtare i propozon publikut një qasje të veçantë që ndjek dialogun kompleks që karakterizoi të dy personalitetet duke vënë në dukje njëkohësisht kontributet e tyre të përbashkëta si shkrimtarë, përkthyes, kritikë letrarë e kritikë socialë, dijetarë të hollë në debatet ndërkombëtare të kulturës botërore por edhe polemistë të fuqishëm ndaj zhvillimeve politike jo vetëm Shqiptare por edhe rajonale e europiane. Në këtë event merr pjesè edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Kjo ekspozitë organizohet në trajtat e një albumi sekuencial, në tekste dhe imazhe, që përcjellin një nga marrëdhëniet më komplekse të botës shqiptare, një homazh admirues për dy figurat e papërsëritshme të jetës sonë kulturore e politike, Fan Noli dhe Faik Konica./a.g/







