Nominimet zhvendosen në muzikë,
kryeson Sam Smith në “Brit Awards” 

Nominimet zhvendosen në muzikë,<br />kryeson Sam Smith në “Brit Awards” 
Një tjetër event çmimesh ka dhuruar emocion me nominime, por duke u zhvendosur në artin e muzikës.

Këngëtari 22-vjeçar Sam Smith është nderuar me një listë prej 5 nominimesh për çmimet Best Male, Best Album, Best Newcomer në eventin e nominimeve "2015 Brit Awards”.

Ndërsa hiti “Stay With Me” konkurron për çmimet Best Single dhe Best Video. Dy kolegët e tij të preferuar masivisht Ed Sheeran dhe George Ezra janë nominuar me 4 çmime.

%u201CBrit Awards%u201D

Ed Sheeran konkurron me videon Thinking Out Loud për çmimet Best Single dhe Best Video, ndërsa Ezra konkurron me videon e tij Budapest për çmimet Best Breakthrough Act.

Royal Blood dhe Jess Glynne e gjejnë veten në këtë event me tre nominime.

Nominimet janë anonçuar mbrëmjen e sotme nga fituesi i “Critics Choice” James Bay dhe Clean Bandit në ITV Studios në Londër duke dhuruar edhe performancën e këtyre dy prezantuesve.

Sa i përket gjinisë femërore kanë qenë kryesuese FKA Twigs dhe Ella Henderson, ne vazhdim me Jessie Ware, Lily Allen dhe Paloma Faith.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois