Ditë më parë u përfol se lidhja e saj me Robertin ishte në krizë, por Nora nuk ngurroi dhe menjëherë postoi foto të ndryshme me të, për të bërë me dije se lidhja e saj është në binarët e duhur. Ndërkohë edhe vetë Roberti në një intervistë tregoi se ata planifikojnë martesën dhe jo ndarjen.
Nora Istrefi mbetet një nga këngëtaret që i pëlqen shumë të eksperimentojë me pamjen e saj të jashtme, madje shpesh akuzohet për imitim dhe kopje të këngëtareve të njohura botërore.
(J.H/shqiptarja.com)