Nora Istrefi ka vendosur që të ndajë me miqtë dhe fansat emocionet e lajmit të shtatëzënisë në emision live.

Këngëtarja ka konfirmuar sonte lajmin e shumëpërfolur të shtatëzënisë në programin e kërcimit “Dance With Me” dhe është tërhequr nga ky program.

nora istrefi

Pas Norës është tërhequr edhe partneri i saj në kërcim Genti Brejko, i cili shprehet se e nisi dhe do ta mbyllë me Norën kërcimin.

Nora Istrefi është prekur gjatë fjalës së saj duke u përlotur përpara mijëra syve shikues.

Ajo ka finalizuar në martesë dashurinë e saj disa vjeçare me Robert Berishën më 2 shtator.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)