Nora Istrefi padit Robert Berishën për një lidhje jashtëmartesore

Nora Istrefi padit Robert Berishën për një lidhje jashtëmartesore

Ndarja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit. Këngëtari shqiptar konfirmoi ndarjen nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku u shpreh për ish-bashkëshorten e tij në mënyrën më të mirë. Mirëpo, së fundi janë zbuluar disa detaje të reja që tregojnë se shkaku i ndarjes ka qenë një lidhje jashtëmartesore e Robertit me një modele.

Sipas “Insajder” Nora e ka paditur Robertin në Gjykatën Themelore të Prishtinës për këtë gjë dhe disa ditë pas kësaj padie, ai ka dhënë lajmin në rrjete sociale. “Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, thotë burimi.

Sipas po të njëjtit burim, çifti i njohur i showbiz-it ka një vit e gjysmë që janë ndarë, por këtë e kanë mbajtur larg syve të publikut. Pavarësisht këtyre lajmeve, kujtojmë se disa muaj më parë Nora tha gjatë një interviste se ajo dhe Roberti vazhdonin të ishin të dashuruar dhe shumë të lumtur.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë