Nora moj Nora!

Nora moj Nora!

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj

Ish-deputetja e LSI-së dhe ish-zëvendësministre e Arsimit, zonja Nora Malaj, ka dhënë një intervistë për televizionin “ABC News”, ku ka treguar eksperiencën e saj në trajtimin e sëmundjes me Covid-19. Ajo ka vënë në dyshim punën e mjekut të familjes që, sipas saj, “nuk di të japë kurën”, duke i njohur meritat vetëm doktor Piperos për të cilin shprehet se, “shyqyr që e ka mik”.

Ja çfarë thotë ndër të tjera zonja Malaj në intervistën e saj. “Nuk është turp të thuash që u nisëm dhe bëmë këtë gjë dhe nuk na doli mirë, na ndihmoni ju të fushave, nuk ka rëndësi se ku jeni se është një e mirë kombëtare. Se në fund të ditës të gjithë flasim për të afërmit kur ti lëngon te krevati dhe mjeku i familjes nuk di si të ofrohet, nuk di si të japë kurën, këtë e kam rast personal nuk e kam të dëgjuar, ti shyqyr që njeh Piperon që e ke mik ta marrësh në telefon dhe të realizosh shërbimin”.

Pas kësaj interviste, ka reaguar mjekja e saj e familjes, Dr.Albana Cami, po edhe kolegia Miranda Haveri, të cilat janë ndjerë të ofenduara nga mosmirënjohja që zonja Malaj ka treguar ndaj punës së tyre dhe shërbimeve që ato i kanë dhënë në kohë të ndryshme.

Ja çfarë shkruan Dr.Cami në përgjigje të akuzave të zonjës Malaj.

“Mirëmbrëma Zj.Nora! Rastësisht po ju dëgjoja të ABC-ja. Dhe më erdhi shumë keq të hedhësh poshtë gjithë atë punë të madhe që kemi bërë ndër vite e po bëjmë tani ditën dhe natën me pacientët. Rastin tënd kurrsesi nuk mund ta marrësh si shembull pasi ti, duke shfrytëzuar pozitën, je lidhur me Dr. Piperon apo mjekët italianë që të erdhën dhe nuk ke fare besim te mjeku i familjes. 

Nuk pati të njëjtën vëmendje yt shoq?! Sa për mua, unë kam qenë e gatshme sa herë më është kërkuar ndihma, ndaj nuk mund të hedhësh baltë mbi mjekun e familjes duke marrë veten shembull, kur vetë mjekun e lajmërove pasi e kishe kaluar sëmundjen. Nuk e prisja nga ju këtë mosvlerësim për mua që ju kam shërbyer familjarëve të tu për 20 vjet.” Ju uroj shëndet! Dr.Albana Cami”

Edhe kolegia e saj, Miranda Haveri, përforcon më tej atë çfarë shkruan Dr.Cami duke shprehur habi rreth pretendimeve të ish-deputetes.

“Nora, për respektin qe kam për ju dhe familjen tuaj, mendoj që unë si mjeke e qendrës shëndetësore të lagjes 5, në çdo çast kemi qenë në gatishmëri, krahas doktoreshë Albanës, e cila ka qenë në çdo moment aty për ju familjarisht. Doktoresha ka marrë pjesë në shqetësimet shëndetësore të familjes suaj, duke u përgjigjur denjësisht. Në rastet kur ajo ka qenë me leje, ju kam vizituar dhe unë. 

Besoj se jeni të fundit që duhet të flisni, sepse jemi të gjithë dëshmitare që ju keni marrë shërbimin më të mirë, sa herë na e keni kërkuar. Në rastet kur ju nuk keni komunikuar fare me mjekun e familjes, sepse ashtu keni dashur, mos e përmendni si neglizhencë apo me keq akoma, si paaftësi të mjekut, i cili ka më shumë se 30 vjet që është në shërbim të pacientit.”

Siç duket, inatin që zonja Malaj ka me qeverinë, përpiqet që ta shfryjë ndaj mjekut të familjes. Të bësh politikë kaq të pështirë në këtë kohë pandemie, duke ngjallur mosbesim në popull tek mjeku i familjes, i cili është hallka e parë e zinxhirit që ndjek gjendjen shëndetësore të pacientit, është pak t’i thuash e turpshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ubaTaeCJ: 28/02/2021 12:36

    20

    Përgjigju
  • Mekaniku: 28/02/2021 08:27

    Nora kta ste njohin po une po Nora vetem une e di sa mashtruese je Nora. Kemi qene bashke te LSI Nora, Ti ke qendruar Nora si te tha Mona ne mbledhjen e fundit .... po ti prap qendrove Bravo

    Përgjigju
  • Best: 28/02/2021 01:58

    Vetem kam nje koment te vogel? Nga e merrni respektin per Noren? Per njerez si ajo, nese nuk ka ligj qe detyron miresine, dikur duhet ndalur

    Përgjigju
  • Nora injorantja: 28/02/2021 00:16

    Po si moj Nora injorantja ke kete mos mirenjohje per doktoreshen e nderuar. Femer e ndyre , palaço me 100 fytyra, ju ka bere Mona çizmja si veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë