PRISHTINË - Ministri i Punëve të Jashtme te Kosoves, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jan Braathu dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Robert Bosch, të cilët kanë vlerësuar arritjet në Kosovë dhe qasjen e qeverisë.
Braathu dhe Bosch kanë shprehur gjithashtu angazhimin e tyre për te fuqizuar bashkëpunimin e shteteve të tyre me Kosovën.
Gjatë takimeve, Hoxhaj ka informuar ambasadorët për progresin që po arrihet në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar.
Ministri Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për të fuqizuar bashkëpunimin bilateral dhe shkëmbimet ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë, përkatësisht Holandës, në shumë fusha. /ATSH/
/Shqiptarja.com