OSLO - Shefi i diplomacisë norvegjeze, Boerge Brende u shpreh sot për një kontribut ushtarak në luftën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik.
"Ne kemi njoftuar fillimisht përpjekje shtesë në fushën humanitare", deklaroi Boerge Brende për të përditshmen Verdens Gang (VG) në kuadër të konferencës ndërkombëtare për sigurinë në Irak.
"Por, ne po bëjmë një reflektim të vazhdueshëm për të mësuar nëse përtej kontributit humanitar, ne do të mund të marrim pjesë edhe me kapacitetet tona ushtarake", shtoi ai.
Duke u shprehur para një konference ndërkombëtare që u zhvillua sot për sigurinë në Irak, ai theksoi se ndihma norvegjeze mund të konsistojë në formimin e personelit ushtarak.
Në përfundim të takimit, Brende konfirmoi në agjencinë e lajmeve NTB se vendi i tij ashtu si dhe shumë të tjerë, kishin marrë një kërkesë nga ana e SHBA-së per kontribut.
"Një pjesëmarrje në operacionet tokësore apo ajrore nuk është parashikuar nga Norvegjia", theksoi ai duke përjashtuar livrimin e materialeve ushtarake./ATSH/