Nostalgjia për vitet e arta të Cirkut Kombëtar, mjeshtri Agron Muho: Të mbështeten talentet e reja

Një prej mjeshtrave të cirkut në Shqipëri Agron Muho erdhi në “Esencë” për të na rrëfyer 50 vjet angazhim në ajër, me cirkun si një prej sporteve më të veçantë dhe plot adrenalinë. Ai kujton kohën kur ushtrohej dhe performonte në për shfaqje dhe ndjesia e të bërit cirk ishte krejt e ndryshme.

Publiku kishte një lidhje të veçantë me artistët e cirkut të cilët realizonin edhe turne në për të gjithë Shqipërine dhe interesi për shfaqjet ishte tepër i lartë. Ai kujton edhe periudhën kur emra të politikës së kohës para viteve 90’ shprehnin interes dhe vinin në skenën e cirkut për të ndjekur shfaqjet.

Por gjërat morën kthesë tjetër kur çadra e cirkut,streha e artistëve aty u shkatërrua përfundimisht pas viteve 90’ dhe për akrobatët gjërat u vështirësuan. Agroni punon sot me brezin e ri të artistëve të cirkut në studion e cirkut të cilën e ka themeluar vetë .

Ai thotë se për këtë gjini të artit duhet shumë mbështetje morale dhe financiare kundrejt talenteve të cilët vetëm kështu e ushtrojnë pasionin e tyre. Vetë kujton mbështetjen që ka marrë ndër vite nga mjeshtrat e mëdhenj të cirkut, për të cilët ngre zërin se duhen mbështetur dhe vlerësuar për sa u kanë dhë në brezave.

“Cirku kërkon mbështetje në të gjitha kohët dhe brezat”- thotë ai,duke bërë thirrje për të mos e lënë këtë sport-art  në harresë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri