VLORE – Një 43-vjeçare është aksidentuar për vdekje nga një automjet teksa ka tentuar të kalojë rrugën. Aksidenti rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në Novoselë, kur një grua 43-vjeçare me inicialet L.Gjeci u përplas nga një automjet tip Benz me targa AA 730 ID që drejtohej nga 22-vjeçari Marius Mbyeti nga fshati Delisuf.

Sipas burimeve nga policia, gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat.
 
Sipas burimeve mendohet se gruaja mund të ketë pasur probleme mendore.

Redaksia Online
(gre.M/Shqiptarja.com)