Nudo në web,drejtësi për gazetaren
amerikane shpërblehet me 55 mln $

Nudo në web,drejtësi për gazetaren<br />amerikane shpërblehet me 55 mln $
Gazetarja amerikane Erin Andrews do të dëmshpërblehet nga një gjykatë amerikane me 55 milionë dollar, pasi videot e saj nudo të xhiruara në një hotel kishin përfunduar në internet.

Reporteja e Fox Sport kishte kërkuar 75 milionë dollar dëmshpërblim Michael Barret i cili kish fshehur një kamerë në dhomën e hotelit.

Po ashtu ajo kërkonte kompensim dhe nga pronari i hotelit ku ishte xhiruar videoja 5 minutëshe.

Andrews gjatë zhvillimit të gjyqit u shpreh se ishte e traumatizuar dhe që atëherë kërkonte siguri dhe verifikim në çdo hotel ku shkonte.
Video ishte xhiruar në vitin 2008 dhe publikuar në 2009.

Unë kam qenë e nderuar pasi kam patur mbështetjen e shumë viktimave në të gjithë botën, informimi i tyre më ka ndihmuar të jetë në gjendje të ngrihem dhe të bëjë përgjegjës ata të cilët duhet të merren me sigurinë,” është shprehur reporterja.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën