BRITANI - Një artiste nga Shropshire, Britani e Madhe fotografoi gjoksin e më shumë se 300 grave të moshave nga 19-82 dhe e gjitha kjo për bamirësi.

Projekti ‘topless’ është ide e studentes Sam Pooley nga Shrewsbury. Imazhet janë bashkuar për të krijuar fotografi të madhe dhe 25 për qind e shitjeve do të shkojë për organizatën që merret me kërkimet për kancerit të gjirit, Coppafeel.

“Femrat në këtë fotografi janë nga të gjitha moshat, nga një femër në formë të shkëlqyer trupore e deri te një gjyshe. Vetë fotografia tregon historitë e tyre. Kam fotografuar edhe një infermiere, e cila ka ushqyer mbi 50 fëmijë me qumësht gjiri",-tha Pooley, duke shtuar se edhe nëna e saj mori pjesë në këtë projekt.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)