Kërcënoi drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve dhe gjyqtarin, izolohet për 3 muaj i burgosuri 'i famshëm' i Drenovës

Kërcënoi drejtorin e Përgjithshëm të burgjeve dhe gjyqtarin, izolohet për 3 muaj i burgosuri 'i famshëm' i Drenovës

Gjyqtari Markelian Kuqo dhe Drejtori i burgjeve Agim Ismaili

KORÇË- Neim Behari, një i burgosur problematik, "i njohur" për kërcënimet terroriste nga burgu është izoluar nën regjimin e mbikëqyrjes së veçantë për tre muaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Korçës, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Në argumentet e gjykatës, dokument të cilën Report Tv disponon thuhet se "veprime të tilla janë marrë në mënyrë të paramenduar përbën një sjellë stimultante, ku për shkak të adresimit të kërkesave të padrejta për transferim pavarësisht se e njeh dhe e kupton më së miri aspektin ligjor ai legjitimon në këtë mënyrë kryerjen e veprimeve në funksion të alibisë për të fyer, kërcënuar dhe aktivizuar institucionet shtetërore për njoftime të rremë bombash apo sendeve të ndaluara në burgje , ku disa prej tyre përbëjnë mirëfill vepra penale. Një dëshirë dhe një vullnet i tillë konfirmohet edhe nga fakti se me letrat me përmbajtje kërcënuese shprehet qartë që do t'i ndërmarrë këto veprime duke kërcënuar në mënyrë serioze drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili dhe familjarët e tij. (...) Naim Behari ka vënë në rrezik dhe ka prishur rregullat në institucion.

1582104524_305945.jpg

Agim Ismaili

Behari me anë të një letre dërguar me postë në datën 16 shtator të vitit të kaluar ka kërcënuar me jetë dhe nga familjarët Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Ismailin. Gjithashtu, disa ditë më vonë, më konkretisht më 30 shtator ai ka marrë në telefon në një nga zyrat e ministrisë së Drejtësisë, duke përdorur edhe fjalë fyese. Ai gjithashtu ka telefonuar edhe gjyqtarin Markelian Kuqo, duke i thënë se i ka vendosur eksploziv në makinë, por e gjitha rezultoi një alarm fals. Pyetur nga Report Tv për motivet e këtij veprimi të bërë në tetor të 2019, Behari tha se gjyqtari Kuqo është një njeri i korruptuar. Me anë të letrave, i burgosuri ka kërcënuar edhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë duke i thënë se do e vriste pasi ka shpikur dhe ka fyer, Marsida Xhaferllain, të cilën thotë se e ka mikeshë. Marsida Xhaferllari u zgjodh nga Presidenti Ilir Meta për gjyqtare në Kushtetuese.

Markelian Kuqo

Neim Behar është arrestuar 21 mars të vitit 2005-ë për një vrasje horror të taksistit, ndërsa vendimi i formës së prerë është dhënë në 21 Janar të vitit 2010, duke e dënuar 25-vjeçarin me 24 vite burg. Autori ka kërkuar ulje të dënimit me pretendimin se vuan nga probleme mendore, por kjo nuk është vlerësuar nga Gjykata.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita protestë marshim në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen