Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është në një vizitë 3 ditore në Britaninë e Madhe. E vetmja që nuk do të takohet me të është dukesha Meghan Markle. Ajo ka qenë një kundërshtare e tij gjatë fushatës së vitit 2016. Meghan e ka cilësuar Trump si përçarës dhe paragjykues.
Me këtë deklaratë të dukeshës, Trump u njoh gjatë një interviste për The Sun. ‘Nuk e dija këtë gjë gjë, çfarë mund të them. Nuk e dija që ishte e keqe’ ka thënë ai.
Ndërkohë kjo deklaratë duket se ka tensionuar edhe më tepër raportet. Trump e ka mohuar këtë deklaratë duke thënë se ky është një lajm i rremë. Pavarësisht kësaj princi Harry, bashkëshorti i Meghan nuk ka preferuar të jetë shumë mikpritës ndaj presidentit amerikan në mbrëmjen e djeshme organizuar enkas për ta. Ai ka komunikuar më shumë me vajzën e Trump, Ivanka-n dhe Melania-n, Zonjën e Parë.