Poul Pogba i ka thënë shokëve të tij të skuadrës që dëshiron të largohet nga klubi në merkaton e verës raportojnë mediat në ishullin britanik.
Francezi nuk luan për ekipine drejtuar nga Solskjaer që në dhjetor, ndërsa ka startuar vetëm në gjashtë ndeshje gjatë këtij sezoni si pasojë e një dëmtimi në gju. Këto janë vetëm arsyet e fundit që mesfushori po kërkon të largohet.
Sipas ‘Manchester Evening News’, shokët e skuadrës së Pogba-s thonë se futbollisti ‘nuk e ka më kokën në Old Traford’, dhe ‘për të mirën e futbollistëve të United do të ishte mirë që të largohej në mënyrë që të kthehet qetësia në dhomat e zhveshjes.”
Edhe Manchester United raportohet se mund të heqë dorë nga Pogba, për të cilin në verën e 2016 pagoi 105 mln euro për ta marrë te Juventus, pasi ‘djajtë’ së fundmi afruan në ekip Bruno Fernandes për 80 mln euro. Tepër të interesuara për Pogba-n raportohen të jenë Juventus dhe Real Madrid.