Lidhja e këngëtares shqiptare Morena Taraku me iranianin Sasha Sobhani u përfol shumë gjatë në media. Ky i fundit u bë një personazh i njohur për showbizin shqiptar, falë kësaj lidhjeje dhe filloi të vinte shumë shpesh si në Kosovë dhe në Shqipëri, pasi i pëlqente jeta e natës këtu.
Gjithsesi pavarsisht se dyshja u ndanë me shumë konflikte, Sasha mesa duket nuk e harron dot Morenën. Miliarderi iranian ka publikuar një video në Instastoryn e tij, teksa dëgjohet në sfond kënga e ish-të dashurës së tij me titull “Amore”. Sobhani ka filmuar hotelin ku po qëndron dhe kjo gjë duket si një dedikim për Morenën.