‘Nuk e kisha përjetuar asnjëherë’, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

‘Nuk e kisha përjetuar asnjëherë’, Sara Hoxha flet për raportin me Ledri Vulën: Shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin

Sara Hoxha

Sara Hoxha, e ftuar në “Cherry on Top”, foli sërish për raportin e saj me Ledri Vulën, me të cilin ka edhe një vajzë, Poem.

Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, për të cilët shpesh është ngritur pyetja se a janë bashkë, apo janë të ndarë.

E pyetur nga Bora Zemani se si qëndron e vërteta, Sara zgjodhi të mos thotë diçka konkrete, duke i lënë sërish ndjekësit në dilemë.

“Është një temë delikate që ende dua ta mbaj private, sepse ndonjëherë çfardo përgjigje të japësh nuk është asnjëherë ajo që publiku do të dëgjojë. Njëherë për njëherë, sa të qetësohet gjithçka të marrim dhe ne të marrim vesh çfarë po ndodh, të shkojë si të shkojë. Nuk jam duke e vrarë më mendjen për asgjë. Nuk e kisha përjetuar asnjëherë që nuk e di çfarë të thuash”, thotë ajo.

Fituesja e DWTS dha edhe një mesazh për nënat single, ku shprehet se e di mirë se si është të rrisësh një fëmijë pa partnerin.

“Mamatë single janë heroina sepse është shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë pa partnerin, por kemi prindërit, për të cilët jam falënderuese”, u shpreh ajo.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Salianji zbardh dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin TIMS: Sistemi mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar

Salianji zbardh dëshminë e Ervin Muçës në Komisionin TIMS: Sistemi mund të jetë përdorur nga persona të krimit të organizuar