'Nuk e pamë njëri-tjetrin deri ditën e dasmës' Historia e veçantë 50 vjeçare e çiftit Tanushi dhe jeta në fshat

Jashtë Tiranës ekziston një jetë ndryshe, jeta në fshat. Emisioni “Rreze Dielli” ka udhëtuar në fshatin Peshtan të Fierit, për të rrëfyer pikërisht jetën në fshat të çiftit Tanushi, të cilët përpos të tjerave festonin edhe 50-vjetorin e martesës, e këtë gëzim e ndanë me moderatoren Androniki Kolka.

Unë jam 66 vjec ndërsa burri 69. kemi 50 vite të martuar. Këtë vit kemi përvjetor, jemi martuar në 1972. Ne na kanë njohur prindërit, me lajmësi. Xhaxhai burrit me babin tim ishin shumë shokë, kishin punuar bashkë. 16 vjec u fejuam, vitin tjetër u martuam. As e kisha parë fare burrin. Ne u martuam, kaluam shumë mirë. Unë se kisha parë fare, vetëm natën që u martova e kam parë’” thotë znj. Nazmie Tanushi.

Ishte fati jonë” shprehet bashkëshorti.

Ndërsa tregon se janë fejuar në moshën 16 vjeçare e gjatë kësaj kohe nuk janë parë kurrë.

“Unë shkova në një eskursion në Peshkopi me klasën dhe doja ta takoja se ishte ushtarë por kishte ikur me shërbim në Burrel dhe nuk e takova dot. Kur e pash e pëlqeva, goxha djalë, dy metra burrë, i urtë, i sjellshëm’’ tregon ajo.

Cifti Tanushi janë sëbashku prej 50 vitesh, duke dhënë në shembull dashurie dhe respekti për të gjithë ciftet e reja. Ata janë prindër të 4 vajzave dhe dy djemve si dhe gjyshër të 17 nipave e mbesave.

”Jemi zënë, por ky nuk më ka qëlluar kurrë. Më ka folur, por nuk më ka qëlluar kurrë me pëllëmbë” tregon ajo më tej.

Jeta në fshat është e qetë, dhe dita për çiftin Tanushi nis me punë. Ndërsa në qytet dita nuk ka nisur ende, znj. Nazmie tregon se deri në orën 9 të mëngjesit ata kanë mbaruar shumë punë në bahçet e tyre në fshat.

Ngrihemi në orën 6, shkojmë në kuzhinë pijmë kafenë dhe dalim. unë tek lopët, i mjelë, i pastrojë. Ky ka punët e veta me makinë bari, pastron pemët, te zetori. Ky ka punët e veta, unë të mijat. Pastaj në orën 9  hamë mëngjesin, bukën kam qejf ta bëjë vet. Kemi dy lopë dhe dy vica si dhe pula. Qumështin gjysmën e pijnë vicat ndërsa gjysmën e shesim.

Pavarësisht se kanë shumë fëmijë, çifti Tanushi jeton vetëm, e të pyetur për këtë, ata shprehen se e ndjejnë shumë vetminë. Megjithatë, internet ia ka lehtësuar paksa pjesën e mallit, pasi përmes tij mund të flasin çdo ditë me fëmijët.

“Vetminë e ndjejmë shumë, shyqyr që është interneti që flas me fëmijët” tregon ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës